05/10/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

BDI: Edhe më shumë, edhe më mirë për Tetovën tonë

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka prezantuar programin zgjedhor të
zgjedhjeve lokale për qytetin e Tetovës.

Liridon Disha, kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim për anëtar
në Këshillin e Komunës së Tetovës në konferencën e sotme për shtyp ka
numëruar projektet e katër viteve të ardhshme, të cilat kanë për qëllim
parësor jetën cilësore të qytetarëve, duke realizuar pesë përbetimet e
agjendës së gjelbër të proklamuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Pikësynimet kryesore të programit zgjedhor të BDI-së për Tetovën janë të
përpiluara në konsultim të vazhdueshëm me qytetarët dhe kanë për qëllim
kontinuitetin e punës për zhvillimin e mëtejshëm të Tetovës si një qytet
i pastër dhe i gjelbër, me infrastrukturë të rregulluar rrugore, me
infrastrukturë moderne shkollore për arsim cilësor, komunikacion të
rregulluar dhe me administratë efikase që do të ofrojë shërbime të
digjitalizuara.

Sipas tij, risi e rëndësishme e paraparë në këtë program përveç
projekteve për zhvillim infrastrukturor është pikërisht edhe shfrytëzimi
i potencialit turistik të Malit Sharr që tashmë është shpallur Park
Kombëtar për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, ekonomisë së gjelbër
dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Ndryshe, BDI sonte në Tetovë do të mbaj Tubimin parazgjedhor ku do të
prezantojë kandidaten për kryetar komune Teuta ARifi dhe Listën e
këshilltarëve.

Ju sjellim fjalimi i plotë në konferencën e sotme për shtyp:

Të dashur qytetarë,
Të nderuar media,

Më lejoni që sot para jush të prezantoj Programin zgjedhor të Bashkimit
Demokratik për Integrim për Zgjedhjet lokale 2021 për komunën e Tetovës.

Komuna jonë ka nevojë për udhëheqje me përvojë, të përkushtuar dhe për
një plan të qartë për menaxhim, rimëkëmbjen e ekonomisë dhe për ta bërë
Tetovën një vend më të mirë për të jetuar. Edhe pse mund të mos e kemi
arritur 100 për qind atë që do të dëshironim të gjithë ne, e themi me
besim se ne tashmë kemi arritur shumë.

Një komunë me bashkëqeverisje ndryshe, me një infrastrukturë moderne dhe
një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Ashtu jemi zotuar të
gjithë, që nga kryetari Ahmeti, kryetarja e komunës znj. Arifi dhe të
gjithë ne që i jemi vënë pas kësaj gare plot sfida.

Të nderuar,
Komuna e Tetovës ka përfunduar Bulevardin INDUSTRIAL, shkollën e re
fillore “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël, riparimin e të gjitha
shkollave tona, rrugën për në Banjë dhe hapësirën rekreative, sistemet e
furnizimit me ujë në rajonet rurale, rindërtimin e rrugëve dhe sistemeve
të kanalizimeve në lagje të ndryshme dhe përfunduam rikonstruktimin e
qendrës së re rinore.
U vunë në funksion autobusët e ri, për herë të parë, dhe tash Tetova ka
transport publik. Me hapjen e pishinës për fëmijë dhe rindërtimin e
bregut të lumit, ju ofrojmë familjeve tetovare një mundësi të re për
rekreacion.

Ndërtimi i Bulevardit “Blagoja Toska” tashmë ka filluar dhe do të jetë
një kontribut i rëndësishëm për një Tetovë pa rrugë të bllokuara dhe
kaos trafiku.

Kamionët e rinj përmbeturina, i kemi vënë në funksion këtë muaj së
bashku me kontejnerët e ri, që do të ndihmojnë për ta mbajtur qytetin
tonë të pastër.

Çfarë do të punojmë në katër vitet e ardhëshme?

Të dashur qytetar,
Po ju prezantoj sot vetëm një pjesë të projektevetë cilat kemi në plan
t’i realizojmë gjatë mandatit të ri.
– Rikonstruktimi I sheshit të qytetit.
– Vendosja e kontejnerëve gjysmë nëntokësore në 30 lokacione.
– Ndërtimi i një unaze në Tetovë përmes kryqëzimit Trebosh – Neproshten.
– Vazhdimi i bulevardit “Blagoja Toska”.
– Furnizimi i disa zonave në qytet me internet falas – ЊiFi free zone.
– Hapësira të gjelbra në qytet.
– Sistemi i integruar për menaxhim rajonal me mbeturinat – Rusino.
– Vazhdimi i bulevardit industrial drejt fshatit Poroj.
– Rrugë njëkahëshe në qytet
– Kthimi i “Rrugës së Butiqeve” në rrugë me vlera kulturore dhe
artizanale
– Ndërtesë e re komunale
– Zbritje në taksat e ndërtimit për të gjithë ata që nëndërtimet e tyre
do të aplikojnë kulme të gjelbra.

Gjithashtu në funksion të përmirësimit të efikasitetit të shërbimeve
komunale ndaj qytetarëve kemi filluar dhe gjatë 4 viteve të ardhshme do
të implementojmë në tërësi projektin për digjitalizim të shërbimeve
komunale.

Këto dhe shumë punë të tjera për një komunë më të pastër e më të blertë,
sepse Tetova meriton më shumë dhe qytetarët tanë meritojnë një jetë më
të begatshme.

Me këtë program, për katër vitet e ardhshme prezantojmë angazhimin tonë
për një qytet të gjelbër dhe urban, pikërisht tash në momentin kur mali
Sharr është shpallur Park Kombëtar, duke na mundësuar që si Qendër
turistike të hapen vende të reja të punës, turizëm të theksuar dhe
njëkohësisht të kemi ekonomi të gjelbër.

Të dashur qytetar,
Kemi plan shumë ambicioz dhe të përgjegjshëm për katër vitet e ardhshme.

Së bashku për një Tetovë më të ndritur.
Zgjidh jetë, voto blertë.

Të fundit