Të tjera lajme

BDI: Jo për “botën serbe” në Maqedoni, po rrugës së sigurt euroatlantik

BDI sot ka shprehur shqetësim serioz për drejtimin që ka marrë politika e jashtme dhe e brendshme e vendit, në një kohë kur Maqedonia e Veriut ka nevojë për orientim të qartë drejt Bashkimit Evropian dhe bashkërendim të aktiviteteve brenda NATO-s.

Nga atje thonë se në vend të përforcimit të lidhjeve me partnerët tanë strategjikë, po promovohet një retorikë dhe praktikë që ngjall nostalgji për projekte të rrezikshme si “bota serbe”, me tendenca të hapura proruse dhe pro-hungareze.

“Ndërkohë që flitet për “marrëdhënie të veçanta ekonomike” me Hungarinë dhe për ndërtimin e një “regjioni të përbashkët” me Serbinë, qëllimisht heshtet për Korridorin 8, një projekt strategjik që e lidh Maqedoninë me Shqipërinë dhe Bullgarinë, dy shtete anëtare të NATO-s dhe të BE-së. Në të njëjtën kohë, prioritet i jepet Korridorit 10, që e shtyn vendin drejt një boshti të padeklaruar lindor, i huaj për vlerat evropiane dhe për interesat afatgjata të qytetarëve tanë.

Për më tepër, përfshirja e figurave të larta fetare të vendeve të huaja me prirje lindore në aktivitete shtetërore, nën patronazhin e Qeverisë aktuale, përforcon një agjendë me prirje antiperëndimore, në kohën kur vendi ka nevojë për përqendrim të palëkundur në rrugën euroatlantike.

Kjo qasje, shtojnë nga atje, përfaqëson një logjikë të rrezikshme antiperëndimore, që jo vetëm e komprometon pozicionin e vendit në procesin e negociatave me BE-në, por rrezikon seriozisht edhe progresin e arritur ndër vite në marrëdhëniet ndëretnike. Të përbashkëtat tona me Perëndimin nuk janë vetëm strategjike, ato janë vlerore: demokracia, barazia, bashkëjetesa dhe shteti funksional.

Të fundit