Të tjera lajme

BDI: KOMUNA E ÇAIRIT – 2 MILIONË EURO BORXH PËR TË SHLYER DETYRIME PËR INTERESA ZGJEDHORE

Këshilli i Komunës së Çairit ka miratuar një vendim për huamarrje afatgjate prej 120 milionë denarë, me afat kthimi prej 10 vitesh, me qëllim të vetëm: shlyerjen e borxheve ekzistuese të komunës – thanë në një press konferencë nga BDI-ja.

“Le ta themi qartë: kjo nuk është kredi për zhvillim. Kjo nuk është kredi për projekte. Kjo është kredi për të mbuluar dështimet.
Kjo do të thotë që qytetarët e Çairit dhe gjeneratat e ardhshme do të paguajnë për vite me radhë për shpenzime që janë bërë tashmë, pa transparencë, pa llogaridhënie dhe pa dobi publike.

Dhe këtu lind pyetja thelbësore: si u krijuan këto borxhe?

Qytetarët e Çairit e dinë shumë mirë se ku shkuan paratë. Në kontrata të përkohshme masive që u ndërprenë menjëherë pas zgjedhjeve. Në financimin e takimeve partiake dhe mobilizimin e aktivistëve. Në restorante dhe shpenzime luksi të lidhura me funksionarë qeveritarë. Në projekte që nuk kishin lidhje me zhvillimin, por me ndikimin e votës.
Pra, kemi një model të qartë: shpenzo për zgjedhje, fito pushtetin, merr kredi, dhe lëre borxhin qytetarëve.
Ky vendim nuk është vetëm i papërgjegjshëm. Është i padrejtë.
Sepse sot po merret një kredi 10-vjeçare që do të paguhet nga qytetarë që nuk kanë përfituar asgjë nga këto shpenzime, që nuk kanë qenë pjesë e këtyre vendimeve dhe që në shumë raste as nuk kanë votuar për këtë pushtet”
 – tha Imrane Veliu nga BDI-ja.

Të fundit