03/05/2024
13.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

BDI nuk do të bashkëpunojë me atë shumicë ku do të ishte edhe “E majta”

Sekretari Organizativ i BDI-së, Artan Grubi, ka deklaruar se për partinë e tij as nuk vjen në konsideratë bashkëpunimi me partinë “E majta”, të cilën e ka quajtur subjekt destruktiv.

“Pjesë e një shumice eventualisht alternative, do të ishte partia “E majta” dhe kjo për ne, është e papranueshme dhe nuk vjen në konsideratë një bashkëpunim me këtë subjekt destruktiv dhe regresiv. Nuk do të lejojmë kthim pas, pa marrë parasysh se a jemi në pozite apo opozitë. Rruga jonë drejt barazisë dhe integrimit ne NATO, e BE nuk guxon të rrezikohet nga askush dhe kjo nuk do të lejohet” ka deklaruar Grubi në intervistë për “Shqip”.

I pyetur nëse janë të gatshëm të bisedojnë me VMRO-DPMNE-në për koalicion, në rast se LSDM nuk e pranon kërkesën e BDI-së për Kryeministër shqiptar, Grubi ka riktheksuar se për Bashkimin Demokratik për Integrim, Marrëveshja e Ohrit, ajo e Prespës dhe e fqinjësisë së mirë, gjegjësisht barazia e plotë dhe rruga euroatlantike, paraqesin “vija të kuqe” nga të cilat nuk ka kthim pas, për asnjë çmim dhe në asnjë rrethanë./TV21

Të fundit