19/05/2024
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bekteshi: Rritja lineare e pagave edhe në sektorin privat

Rritja lineare e pagave të të punësuarave do të harmonizohet vetëm tek ato institucione shtetërore, të cilët kanë bërë përshtatjen e Ligjit për nëpunës administrativ, ku paga minimale është si komponent në pagën bazë, thonë nga Ministria e Ekonomisë. Ministri Bekteshi tha se harmonizimi do të bëhet nga pagat e marsit, ku modeli i shtetit duhet të ndiqet edhe nga sektori privat, për rritje lineare rreth 2,500 denarë. Ai tha se implikimet buxhetore dhe numri i saktë i përfituesve do të bëhet i ditur.

“Askush nuk do të vendos si t’i teket, se sa do të jetë paga minimale. Kjo është miratuar plotësisht në koordinim me sindikatat dhe në përputhje me metodologjinë e të dhënave nga viti i kaluar, përafërsisht do të jetë rreth 20,500 denarë. Për të pasur qasje fer edhe ndaj të punësuarëve të tjerë në sektorin publik, ndërsa sektori privat këtë e bënë në mënyrë të pavarur, gjithsesi që patjetër duhet të rriten në mënyrë lineare edhe pagat tjera sipas metodës siç është përcaktuar në Ligjin për nëpunës administrativ”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Nga Ministria e Administratës dhe shoqërisë informative thonë se në prill të vitit të kaluar janë miratuar ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për nëpunësit administrativ. Sipas tyre, metodologjia e vendosur me ligj përcakton një rritje të pagës së nëpunësve administrativë për të njëjtën vlerë sipas rritjes së pagës minimale. Nga kjo ministri kumtojnë se rreth 10,000 punëtorëve në institucionet e pushtetit qendror u janë llogaritur pagat në përputhje me Ligjin për nëpunësit administrativë. Në 10,000 të tjerët që përfshihen nga kjo rritje lineare thonë se janë të përfshirë gjithë të punësuarit në ARM dhe Mbrojte.

“Qëllimi kryesor i ligjit është arritja e barazisë për punonjësit në sektorin privat dhe publik me të ardhurat më të ulëta, duke vendosur të njëjtën masë të pagës minimale ligjore dhe duke harmonizuar gradualisht pjesën tjetër të pagave të nëpunësve administrativë në gjitha nivelet, si dhe duke siguruar vazhdimësinë e ndryshimeve të pagave në administratë lidhur me pagën minimale në shkallë vendi, si synim afatgjatë”, thonë nga Ministria e Administratës dhe shoqërisë informative.

Nga Ministria e punës dhe politikës sociale, thonë se me rregullimin e pagës minimale në muajin mars, e cila pritet të jetë rreth 20.500 denarë, përveç sektorit publik që paguhen me para të shtetit, ligjërisht do tu rritet paga minimale edhe në sektorin privat. Sipas ligjit përkatës në fuqi, në periudhë prej 6 muajve në bazë të rritjes së pagës minimale, rritja me vlerën e njëjtë lineare duhet të rritet dhe te sektori privat. /Alsat.mk

Të fundit