24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

BESA: Pranojmë propozimin francez, gjatë ndryshimeve kushtetuese të hiqet “20%” dhe të shkruhet gjuha shqipe

Lëvizja BESA është duke përcjellë me vëmendje situatën aktuale politike në vend dhe sidomos në drejtim të zhbllokimit të procesit euro-integrues të vendit pas propozimit francez. Nga atje shtojnë që edhe njëherë rikonfirmojmë pozicionin e Lëvizjes BESA se integrimi i vendit në Bashkimin Evropian është opcioni i vetëm pa alternativë tjetër për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

“Lëvizja BESA është informuar nga ana e Qeverisë rreth propozimit francez dhe konform vendimeve partiake Lëvizja BESA edhe njëherë konfirmon se do pranojmë çdo propozim që hap rrugën e integrimit në BE dhe që i njejti nuk do cenonte interesat e shqiptarëve në vend. Poashtu pasi që propozimi francez në vete implikon ndryshime kushtetuese, ne për të dëshmuar konsistencën politike nga hapja e fundit e kushtetutës do kërkojmë që të korrigjojnë në kushtetutë terminologjinë “gjuha që flasin mbi 20% e popullatës” të zëvendësohet me termin gjuha shqipe”, thonë nga BESA.

Në fund nga atje shtojnë se edhe njëherë potencojmë se Qeveria nuk ka kapacitet, kredibilitet dhe as legjitimitet që të qeverise me vendin, prandaj ripërsëritim kërkesën tonë për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend, thuhet në komunikatën e Lëvizjes BESA.

Të fundit