24/07/2024
27.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

SELA TAKOI KOVAÇEVSKIN: PRANOJMË PROPOZIMIN FRANCEZ, KOHA TA KORIGJOJMË DEFINIMIN E GJUHËS SHQIPE

FacebookTwitterMessengerViberWhatsAppShare
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ka thënë se nuk ka dilema për procesin integrues dhe se propozimi francez është i pranueshëm. Ai shtoi se tanimë çështja është nëse vendi do të vazhdojë rrugën evropiane dhe jo nëse do të pranohet propozimi. Raporton News33.tv.

Ai tha se gjatë hapjes së Kushtetutës do të insistojë në ndryshimin e definicionit të gjuhës shqipe.

“Biseduam edhe për çështjet e ndjeshme dhe ne shprehim mirëkuptim për gjuhën dhe identitetin maqedonas, por është koha që edhe ata të kuptojnë se definicioni i gjuhës që e flasin 20% është ofendues për shqiptarët. Na vjen mirë që edhe disa eksponent politik maqedonas kanë filluar ta shqyrtojnë ndryshimin e këtij definimi dhe presim që nga deklaratat të kalojnë në veprim. Aleanca për Shqiptarët ka kohë që e artikulon këtë shqetësim, tani dëgjojmë edhe subjekte maqedonase, ndërsa e ftojmë edhe BDI-në që të fillojë të merret me këtë çështje”, tha Sela./News33.tv/

 

Të fundit