06/05/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Beyonce nderon yllin e ndjerë Tina Turner gjatë koncertit në Paris

Nderimet e përzemërta vazhdojnë të bëhen për këngëtaren legjendare Tina Turner pas vdekjes së saj, më 24 maj, në moshën 83-vjeçare.

Së fundmi, Beyoncei bëri homazhe Turner me disa fjalë të ndjera dhe lëvdata të larta në turneun e saj në Saint-Denis, Francë.

“Nëse je një fans i imi, atëherë je një fans i Tina Turner sepse unë nuk do të isha në këtë skenë pa Tina Turner”, tha këngëtarja 41-vjeçare gjatë koncertit të së premtes në Stade de France, e cila është dhe stadium në natyrë me një kapacitet prej rreth 80 mijë ulëse, shkruan DailyMail.

“Dua që ju thjesht të bërtisni, që ajo të ndjejë dashurinë tuaj”, tha ylli i “Crazy In Love”.

“Ndihem kaq e bekuar që munda të dëshmoja shkëlqimin e saj. Ndihem gjithashtu shumë e bekuar që jam këtu për të performuar sërish në Paris pas kaq shumë vitesh. Faleminderit për besnikërinë tuaj”, shtoi ajo.

 

Të fundit