05/03/2024
8.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bie numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19 në Maqedoni

Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 18.046 prej të cilëve 10.840 janë nga Shkupi. Në repartet infektive në vend po shërohen gjithsej 889 pacientë të sëmurë nga coronavirusi.

Sipas raportit të Institutit për Shëndet Publike për periudhën 28 dhjetor – 3 janar, shënon ulje të numrit të rasteve të reja dhe të vdekurve. Po ashtu ulet edhe numri i të testuarve në krahasim me javën e kaluar, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka pasur 2.329 raste aktive në 33 qytete të shtetit, që është ulje për 30.9 për qind.

Pjesa më e madhe e rasteve janë regjistruar në Shkup me 1.086 raste ose 46.6 për qind, ndërsa për të njëjtën periudhë ka 92 të vdekur në 22 qytete që është 27.9 për qind më pak.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar 84.709 pacientë, ku prej tyre 64.104 janë shëruar dhe 2.559 kanë humbur jetën.

Të fundit