02/05/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bilaçi i Bujanocit dikur qendër ushtarake tani në ethet e zbrazjes

Bilaçi është fshati me jugorë i komunës së Bujanocit, shtrihet rrëzë vargmaleve Rujan, përballë ka autostradën ndërkombëtare të njohur si Korridori 10 dhe ka mbi tre mijë banorë, rreth tetëqind shtëpi, popullata është e përzier, në të jetojnë shqiptarët, turqit dhe serbët.

Marrëdhëniet ndëretnike janë të mira, por problem i përbashkët mbetet papunësia, kështu ka vlerësuar Jakup Xhelili, kryetar i Bashkësisë Lokale në Bilaç.

Në kohën e dyndjeve të mëdha në shekullin XII, sipas legjendës, ushtarët turq kishin vendosur kampin e tyre, diku mbi vendbanimin aktual dhe deri sa një ushtar po ndërtonte një rrethoj për ruajtjen e kafshëve, një tjetër ushtarë ia kishte tërhequr vërejtjen se aty nuk do të mund të mbijetonin kafshët e as njerëzit, duke i thënë se në këtë vend do të mbetesh i uritur në turqishte Bilaç.

Dhe ky ishte emërtimi që më pas iu dha fshatit, ndërsa më vonë banorët kishin lënë kodrat dhe ishin vendos në rrafsh. Madje në vitin 1375 ishte ndërtuar Xhamia e parë e cila në vitet e `90 të shekullit të kaluar ishte rinovuar. Bilaçi ndër shekuj ka qenë qendër administrative dhe ushtarake, në kazermën ushtarake që dikur ishte në Bilaç, kanë shërbyer edhe të rinjtë e Gjilanit me rrethinë. Ndërsa Bilaçi i kushtohej më shumë rëndësi se Preshevës, nga pushtetarët e kohës.

Avdullah Agushi në Bilaç ka ardhur para pesëdhjetë vite nga fshati Vërban i Malësisë së Buajnocit, thotë se jeta është e mirë dhe se probleme nuk ka, ai shpreson që në një të ardhme ët shpejtë të bëhet edhe më mirë. Shpresa për të ardhme të mirë, shihet kur në këtë pjesë investohet në ruajtjen e rinisë e ajo arrihet duke hapur perspektivë ekonomike, thonë banorët e Bilaçit.

Të fundit