Çdo cep i Tetovës është i bukur por janë disa vende që gjithmonë kujtojnë momentet të bukura të jetës tonë. Kjo rrugë na kujton dasmën, fejesën, lindjen e fëmijëve, kujton gëzimet e çdonjërit prej nesh.
Por aty veprojnë dhe jetojnë njerëz të cilët për çdo ditë përballen me probleme të ndryshme. Bizneset e kësaj rruge kanë nevoja të ndryshme. Veprimtaria e tyre në masë të madhe varet nga shërbimet e Komunës. Sot folëm me ta dhe dëgjuam hallet e tyre. Unë dhe Lëvizja BESA zotohemi se gjatë mandatit të ardhshëm bizneset do të kenë përkrahjen maksimale. Komuna e Tetovës do të jetë në shërbim maksimal të qytetarëve dhe bizneseve.