22/04/2024
12.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bilall Kasami: Edhe një problemit po i gjejmë zgjidhje Tetova nga sot bëhet pjesë e grupacionit ndërkombëtar “Saubermacher”

Komuna e Tetovës ka nënshkruar marrëveshje për Partneritet Privat-Publik me kompaninë sllovene SauberMacher për menaxhimin me mbeturinat e qytetit. Sipas marrëveshjes së nënshkruar, të gjithë punëtorët aktual në ndërmarrjen publike komunale do të mbeten në punë. Marrëveshja përfshin grumbullimin, transportimin, trajtimin dhe deponimin e mbeturinave Komunale ndërsa i përfshirë është i gjithë territori i Komunës së Tetovës dhe jo vetëm qyteti.

 Bilall Kasami – Kryetar i Komunës së Tetovës
“Sot nënshkruajmë marrëveshje për Partneritet Privat-Publik me kompaninë sllovene të grupacionit SauberMacher e cila do të menaxhoj me mbeturinat e Komunës tonë. Tetova sot bëhet pjesë e grupacionit ndërkombëtar SaberMaher e cila vepron në Gjermani, Austri, Çeki, Hungari dhe në Slloveni, duke përfshirë një numër të konsiderueshëm të qyteteve dhe vetëm në Slloveni menaxhon me mbi 50 Komuna të cilat në shumë raporte ndërkombëtare janë cilësuar si qytetet më të pastër dhe më pak të ndotura”.

Andreas Opelt, përfaqësues i kompanisë sllovene Sauber Macher, pranon se pastrimi i qytetit të Tetovës do të jetë sfidë duke u bazuar në situatën aktuale, megjithatë, ai thotë se përvoja shumë vjeçare e kompanisë është garantues për suksesin që planifikojnë ta arrijnë në pastrimin e qytetit të Tetovës.

 Andreas Opelt – Përfaqësues i SauberMacher
Është një nderë për ne që të punojmë me qytetin e Tetovës me gjithë këtë potencial në zhvillim së bashku me njerëzit e Tetovës.  Ne si kompani po punojmë me menaxhimin e mbeturinave në shumë qytetet në shtete të ndryshme. Ne gjithashtu do të punojmë tani edhe me Tetovën dhe po ju siguroj se ky qytet do të garojë në suaza të pastërtisë me qytetet më të pastra dhe të zhvilluara me të cilat po punojmë gjithashtu. Ne e kemi të qartë se ketu kemi një sfidë por mendoj se ne kemi mjaftueshëm eksperiencë për ta përmirësuar situatën andej kjo është edhe arsyeja se pse i jemi futur këtij projekti. Ne besojmë se mund të sjellim benefite për qytetarët dhe qytetin do të jetë e vështirë në vitet e para por mendojmë se do e sjellim në një nivel shumë të mire.

Në fshatin Falishtë do të bëhet një transfero-stacion për mbeturinat ku edhe do të trajtohen mbetjet ndërsa në fazën tjetër do të punohet për ndërtimin e një pike selektimin për mbeturinat. Taksa komunale do të mbetet i pandryshuar pasi që çmimet për mbeturinat i cakton Komisioni rregullator dhe jo Komuna e as kompania që do e merr në dorë pastërtinë e qytetit të Tetovës./TV KOHA/

Të fundit