Kënga “Zëri Jonë” e interpretuar nga Zara Neziri, me tekst tëAvni Qahili, muzikë të Teuta Alimi Sulejmani dhe orkestrim të Arben Demirit, është fituese e edicionit të 29 të festivalit të këngës për fëmijë Bletëzat 2023 që u mbajt mbrëmë në Qendrën për Kulturë në Tetovë. Juria e festiavalit është në përbërje, Arblind Ziberi mësimdhënës i muzikës, Ardijana Izairi mësimdhënëse e Muzikës dhe Anisa Dauti muzikante dhe instrumentaliste në këtë edicion kishte detyrë të vështirë për të përzgjedhur këngët më të mira për shkak të cilësisë së lartë të këngëve. Dy vendet e dyta i takuan Eda Abulmexhitit dhe Eda Saitit. Tre vendet e treta u takuan Erina Pasha, Blin Xheladinit dhe Jara Zhaku.Çmimi “Menada Ilire” i takoi Amar Telqiu, çmimi “Mikrofoni i Artë” i takoi Oaza Hashani, Best Spot “Era Osmani, Best Talent “Klara Koçi”, “Best Hit” Elda Jashari, Performansa “Më e Mirë” Rea Qormemeti,”Vokali Më i mirë” Amard Shabani, “Muzika Më e mirë” Leona Goranci, “Teksti Më i Mirë” Sumea Jakupi.Të gjithë këngët janë përcjellur nga korri i fëmijëve të Shkollës Fillore Liria, nën udhëheqjen e profesoreshës Laurije Ibrahimi. Festivalin e shpalli të hapur kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, i cili tha se Festivali Bletëzat është një ndër festivalet më të bukura që po e mban gjallë shpirtin dhe zërin e fëmijëve për 30 vite me radhë. Fjalë rasti mbajti edhe kryetari i komunës së Tearcës Nuhi Neziri I cili theksoi rëndësinë e mbështetjes së këtij festivali. Edicioni i 29 i festivalit të këngëve për fëmijë Bletëzat 2023 këtë vit kishte mbështetjen e Komunës së Tetovës, komunës së Tearcës, Ministrinë e Kulturës, Qendrën për Kulturë në Tetovës, ndërsa sponzor gjeneral ishte kompania e njohur Eurovia. Për të gjithë pjesëmarrësit organizatori kishte përgatitur mirënjohje, ndërsa në skenë u ngjitën edhe anëtarët më të vegjël të Shoqërisë Kulturo-Artistike Xheladin Zeqiri, të cilët interpretuan disa valle me motive popullore shqiptare. Ndërkaq të pranishmit në sallë i argëtuan edhe anëtarët e këndit ëpr fëmijë Ëonderland. Në këtë festival garruan 15 fëmijë me këngë të autorëve të ndryshëm nga vendi dhe rajoni. Edhe këtë vit sikurse vitet e kaluara, salla e qendrës për kulturë ishte tërëisht e mbushur me publik që kishte ardhur për të ndjekur këngëtarët e vegjël, që nesër me siguri ndonjëri prej tyre do të jetë këngëtar profesionist në estradën tonë muzikore.TV KOHA