30/04/2024
18 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bilall Kasami :Përvjetori i trishtë i ngjarjeve të Gostivarit të vitit 1997, është një ngjarje që na mëson se si nuk duhet të sillet shteti ndaj të drejtave të qytetarëve

9 Korriku, përvjetori i trishtë i ngjarjeve të Gostivarit të vitin 1997, është një ngjarje që na mëson se si nuk duhet të sillet shteti ndaj të drejtave të qytetarëve pa dallim nga përkatësia etnike. Ne të gjithë e kujtojmë me dhimbje këtë datë, duke vlerësuar se gabimet që shteti ka bërë në të kaluarën ndaj shqiptarëve nuk do përsëriten asnjëherë. Sot, kemi një situatë ku të gjithë duhet t’i japim mundësi barazisë qoftë etnike, politike, ekonomike, sociale apo kulturore, prandaj si protagonistë të një historie të re, duke mos lejuar përsëritjen e gabimeve që tjerët i kanë bërë në të kaluarën, ne po angazhohemi të ndërtojmë të ardhmen si të barabartë mes të barabartëve dhe si partnerë të plotë në bashkë qeverisjen e shtetit.

Të fundit