15/06/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bisedë telefonike Pendarovski – Lajçak: Me emërimin e të dërguarit special, BE-ja dërgon sinjal pozitiv për rajonin

Presidenti Stevo Pendarovski në bisedën e sotme telefonike me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje të tjera për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka konstatuar se me emërimin e përfaqësuesit të posaçëm, Bashkimi Evropian dërgon sinjal pozitiv se rajoni është ndër prioritetet e BE-së.

Presidenti Pendarovski, siç u kumtua nga kabineti i tij, shprehu mbështetje për misionin e Lajçakut dhe theksoi se kontributi i Bashkimit Evropian është më se i nevojshëm për të gjetur zgjidhje të pranueshme në korniza të dialogut Prishtinë – Beograd.

“Gjatë bisedës, të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione në lidhje me gjendjen aktuale politike në rajon, rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si dhe ndihmë të cilën Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare ua paraqesin vendeve në rajon në luftën kundër pandemisë së KOVID-19. Sipas presidentit, me emërimin e përfaqësuesit të posaçëm, Bashkimi Evropian, pas vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dërgoi sinjal pozitiv shtesë se rajoni është ndër prioritetet e BE-së”, kumtoi kabineti i presidentit.

Në fund të bisedës, Pendarovski e uroi për emërimin e tij në pozicionin përgjegjës, dhe i dëshiroi suksese në punë. bs/fab

Të fundit