Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot në një bisedë telefonike ka uruar kryetarin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe shprehu kënaqësinë që në Republikën e Maqedonisë së Veriut është rizgjedhur udhëheqësi politike që me politikat e saja të guximshme dhe të drejta e çoi vendin në NATO, si shtet anëtare e 30-të, njoftoi Qendra për komunikim me publikun në LSDM.
Siç theksohet në komunikatë, bashkëbiseduesit ka ra dakord se me këtë konfirmohet vendosmëria e vendit, si anëtare e NATO-s për të vazhduar rrugën reformuese e cila do të thotë përparim, zhvillim dhe stabilitet.
Është me rëndësi, thekson Stoltenberg, “që ajo ndodhi pas zgjidhjes së problemeve të mëdha në rrafsh ndërkombëtar dhe pas zbatimit të reformave të rëndësishme në shtëpi, gjë që konfirmon kapacitetin demokratik të popullit të Maqedonisë së Veriut”, theksohet tutje në kumtesë.
Zaev nga ana tjetër ka shprehur mirënjohje për urimet dhe theksoi se këto zgjedhje treguan se qytetarët mbështesin angazhimin dhe kursin e duhur reformues të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM.
Ai theksoi se Maqedonia e Veriut, madje mbetet fuqimisht e përkushtuar në reformat demokratike dhe orientimin euroatlantik.
“Të dy bashkëbiseduesit janë dakorduar se kemi pasur zgjedhje dinjitoze korrekte dhe demokratike, siç i ka hije një shteti anëtar të NATO-s dhe një vendi i cili fillon negociatat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Në bisedë e sipër, Zaev madje thekson se qeveria e re e udhëhequr nga LSDM-ja, me temp edhe më të madh do të vazhdojë të punojë veçanërisht në fushën e progresit ekonomik, reformave në sistemin gjyqësor, si dhe politikat që do të sjellin zhvillim dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.
“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg porositi se në periudhën e ardhme do të vazhdojë bashkëpunimi midis NATO-s dhe Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s, por edhe bashkëpunimi dhe mbështetja lidhur me tejkalimin e të gjitha sfidave me të cilat përballemi”, informon LSDM.
Stoltenberg gjithashtu është interesuar edhe për situatën me Kovid-19 dhe ka thënë se “NATO është këtu që të ndihmojë, çdoherë kur të jetë e nevojshme”.
“Kryetari Zaev shprehu mirënjohje për përkrahjen dhe theksoi se sa i përket koronavirusit, vendi ka reaguar shpejt dhe në kohë dhe nuk ka lejuar që të rëndohet sistemi shëndetësor, siç ndodhi në disa vende të tjera”, theksohet mes tjerash në komunikatën e LSDM-së. fab/