19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bllokimi i Kuvendi sipas opozitës efikas, për pushtetin i pasuksesshëm

Puna e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në tri ditët e fundit po zhvillohet me aktivitetet e paralajmëruara të opozitës VMRO-DPMNE për bllokadë aktive, përmes përgjigjeve, kërkesave për ndryshime në rend dite, shënime procedural. Pas dy ditëve të tilla Rendi i ditës së seancës së 71-të u miratua mbrëmë në një atmosferë të tensionuar, pas së cilës LSDM-ja në pushtet vlerësoi se bllokada e opozitës ishte e pasuksesshme, por VMRO-DPMNE e konsideroi atë efektive dhe paralajmëroi vazhdimin e saj deri në arritjen e qëllimit – mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Të dyja palët bënë akuza të ndërsjella për mosveprim dhe papërgjegjshmëri ndaj shtetit dhe qytetarëve.

Bllokada e Kuvendit e krijuar nga VMRO-DPMNE nuk do të sjellë deri në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në afatin e rregullt në vitin 2024, theksoi në konferencën e sotme për shtyp, Jovan Mitrevski, koordinator i grupit të deputetëve të LSDM-së dhe koalicionit.

“Ai paralajmëroi se do të bëjnë gjithçka që është në mundësinë tonë, gjithçka që parasheh Rregullorja, që Kuvendi të mos bllokohet. Ne do të aplikojmë gjithçka që është e shkruar në Rregullore dhe asgjë jashtë kësaj. Dje patë dhe ishit dëshmitarë ju dhe i gjithë opinioni i vendit se ngjitja lartë në podium ku kryetari e mban seancën, në të vërtetë është sulm ndaj funksionit kryetar. Është evidente se qëllimi është që të shkaktohet incident. Këtë nuk do ta lejojmë. Nuk do të lejojmë që të kthehen imazhet nga e kaluara, por do t’i zbatojmë të gjitha mundësitë nga Rregullorja që të zhbllokohet puna e Kuvendit”, tha Mitreski.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski, sërish akuzoi deputetët e LSDM-së se nuk e fitojnë as rrogën, duke theksuar se në periudhën korrik-dhjetor të vitit të kaluar, deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë pasur tre herë më shumë aktivitete se ato të LSDM-së. Shifrat nga aktivitetet në Kuvend, siç tha ai, tregojnë se deputetët e LSDM-së dhe BDI-së nuk e kryejnë punën e tyre dhe nuk e fitojnë as rrogën.

Sipas tij, deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe të koalicionit deri më tani kanë kundërshtuar të gjitha ligjet e dëmshme dhe nuk kanë lejuar të kalojnë në Kuvend, por, siç theksoi, do të jetë pothuajse e pamundur në periudhën e ardhshme.

Gjatë debatit të djeshëm në Kuvend, koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski në një vërejtje procedurale akuzoi se Qendra për Komunikim Publik të LSDM-së tregon të pavërteta se deputetët e opozitës nuk shkojnë në punë dhe nuk punojnë.

Ai theksoi se opozita do të jetë në Kuvend dhe “do të bllokojë në mënyrë aktive çdo zgjidhje të dëmshme ligjore”.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, tha se nuk është në kompetencë të Micevskit të tregojë se kush është i pranishëm, e kush nuk është i pranishëm në sallë.

“Rregullorja e punës ka përcaktuar procedurën, sipas së cilës deputetët të cilët janë të penguar të marrin pjesë në seancë duhet ta informojnë kryetarin e Kuvendit. Rregullorja e punës parasheh procedurë në rast se deputeti në mënyrë të pajustifikueshme nuk vjen në seanca tri herë radhazi, ekziston mundësia që në Rregullore t’i zbriten pesë për qind të pagës për çdo mungesë. Nuk mund t’i merret nga paga dhe shpenzimet e udhëtimit me vendim të plenumit. Ekziston një ligj për pagat dhe kompensimet e personave të zgjedhur dhe të emëruar, sipas të cilit paguhet paga”, tha Xhaferi.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, i cili para fillimit të bllokadës aktive në Kuvend kërkoi mbledhje lidershipi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, gjë që nuk u pranua dhe dje i bëri thirrje kryeministrit Dimitar Kovaçevski, duke i thënë që “të vijë në vete dhe të kuptojë”.

Unë ndoshta jam konkurrent politik i tij dhe VMRO-DPMNE-ja ndoshta është konkurrent politik i LSDM-së, por ne nuk jemi armik të Maqedonisë dhe të institucioneve, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Për situatat në dhomën ligjdhënëse dje u deklaruan edhe nga Komisioni Evropian, ku u kanë bërë thirrje të gjitha palëve që të sillen në mënyrë konstruktive.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha forcave politike në Parlament që të punojnë së bashku dhe në mënyrë konstruktive për të çuar përpara reformat në lidhje me BE-në në interes të popullit,” tha dje zëdhënësja e Komisionit Evropian për Zgjerimin, Ana Pisonero, kur u pyet për qëndrimin e komisionit për incidentet e fundit në Kuvend dhe “bllokadën aktive nga ana e opozitës.

Të fundit