27/07/2024
16.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Borë në Zermat të Zvicrës, temperaturat bien për 30 gradë

Një fenomen i pazakontë ka ndodhur në Zvicër, ku fill pas temperaturave të larta vendi është goditur nga reshje të dendura shiu, por dhe reshje bore në disa zona.

MeteoSuiss bën me dije se temperaturat kanë rënë me 30 gradë celcius brenda katër ditëve, duke bërë që ditët me diellin e nxehtë të zëvendësohen nga reshjet e dëborës.

“Temperatura pati një rënie mbresëlënëse, brenda katër ditëve. Të enjten, termometri i stacionit lexoi 31.2 °C. Sot në 11:15 ishte 0.5 °C”, raportoi shërbimi i motit MétéoSuisse në platformën X.

Reshjet e dëborës përfshinë zonën turistike të Zermatit, e cila ndodhet në një lartësi prej 1638 metra nga niveli i detit.

Shumë qafa malore në Alpe, si Gotthard dhe Zimblon, kanë mbetur të mbyllura sot, për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të cilat shkaktuan dhe rëshqitje të dherave.

Edhe në zonat italishtfolëse të Zvicrës, veçanërisht në kantonin Ticino, ka pasur rebeshe të dendura shiu, teksa meteorologët theksojnë se bora do të vijojë të bjerë në zonat e larta malore.

Të fundit