28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Brifing në BE: Vendimi për Maqedoninë e Veriut varet nga vendet anëtare dhe vullneti i partnerëve

Një diplomat i lartë i BE-së sot ka mbajtur brifing me gazetarët, në të cilin ka folur për zgjerimin dhe perspektivat për Maqedoninë e Veriut që ta mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me Unionin në dhjetor, transmeton Portalb.mk.

“Është ende herët të spekulohet”, tha diplomati në të cilin thirret MIA, i cili nuk dëshironte të spekulojë për atë se sa janë shanset që deri në dhjetor të zhbllokohet situata për Maqedoninë e Veriut dhe përfundimisht BE ta përmbush premtimin e dhënë në mars të vitit 2020, se vendi, së bashku me Shqipërinë, duhet ta mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në dhe me atë t’i fillojnë negociatat formale për anëtarësim në BE.

Nesër mbahet këshilli i parë formal për punë të përgjithshme i ministrave të BE-së për Çështje Evropiane. Edhe pse zgjerimi nuk është në agjendë, nuk përjashtohet që ministrat ta ngritin temën nesë vlerësojnë se është e nevojshme, posaçërisht në prag të samit të liderëve BE – Ballkani Perëndimore, që do të mbahet në Slloveni më 6 tetor.

Maqedonia e Veriut është edhe më tej e bllokuar nga Bullgaria, ku zgjedhjet janë caktuar për nëntor, që nuk lë shumë kohë deri në samitin e dhjetorit të liderëve të BE-së të që të tejkalohet vetoja.

Shpresa në Bruksel është se samiti në Bërdo te Kranj në Slloveni më 6 tetor do të mundësojë përparim, thonë diplomatët.

“Po përgatitet samiti i 6 tetorit dhe punojmë në rezultatin e tij, jam i bindur se do të jetë i suksesshëm. Presidenca sllovene do të tentojë më së miri të ballafaqohet me të gjitha çështjet e lidhura për zgjerimin dhe konferencën ndërqeveritare në muajt e ardhshëm, por do të varet nga gjendja politike në vendet anëtare, si dhe nga vullneti i partnerëve që të shkohet përpara”, deklaroi për MIA-n një përfaqësues i lartë diplomatik i një vendi anëtar në BE.

Ministrat e BE-së për Çështje Evropiane në takimin e nesërm që të fokusohen para së gjithash në pandeminë dhe vaksinimin. Edhe pse nuk është formale në rendin e ditës, nuk është e përjashtuar që vendet anëtare të kërkojnë diskutim për aleancën trilaterale ushtarake mes Australisë, SHBA-së dhe Britanisë, në të cilin BE nuk ishte e ftuar të marrë pjesë dhe i cili shkaktoi tensione të mëdha me Francën.

Kontesti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për çështje të historisë dhe të gjuhës maqedonase, ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria i vendosi paraprakisht dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Të fundit