11/10/2024
19.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Brima Gallup: Pjesa dërmuese në botë e frikësuar nga Kovid-19, në Maqedoni 63 për qind druajnë nga infektimi i mundshëm

Shumica e njerëzve shprehin brengosje për veten dhe për të afërmit e tyre lidhur me korona virusin. Tre të katërtat shprehen se madje janë të gatshëm të sakrifikojnë disa nga të drejtat e tyre të njeriut nëse kjo do të ndihmonte në përballjen me virusin. Shumica e vendeve qëndrojnë pas qeverive të tyre në këtë betejë. Por, njëherësh, megjithatë, thuajse gjysma janë dakord se kërcënimi nga korona virusi ndoshta është i tepruar. Njerëzit në mbarë botën nuk dinë se çfarë të presin në javët e ardhshme – keq ose mirë, ata nuk e dinë as nëse përhapja e këtij virusi është dukuri natyrore, por megjithatë shumica besojnë se është ashtu. Ndërkohë, njerëzit ndërmarrin masa për mbrojtjen e shëndetit të tyre.

Këto janë rezultatet nga anketa që e zbatoi Gallup International Association (GIA) në kontekst të situatës „KOVID-19“, në të cilën morën pjesë më shumë se 25.000 njerëz në 28 vende në mbarë botën. Në to bëjnë pjesë SHBA-ja, Rusia, India, disa nga vendet më të prekura – Italia, Republika e Koresë, Spanja, Franca, Gjermania, Zvicra, etj., si dhe shumë vende të tjera prej kontinenteve të ndryshme, duke përfshirë edhe Maqedoninë, ku anketa është zbatuar nga BRIMA, anëtarja maqedonase e GIA-s. Siç qëndron në kumtesën e Gallup Interneshënëll Asosiejshën, anketimi në vendet e përmendura ka përfunduar dje, ndërsa në këtë moment anketa vazhdon në edhe dhjetëra vende të tjera, për çka do të ketë kumtesë të azhurnuar për mediat gjatë ditëve ditëve të ardhshme.

Arsyeja për mënyrën e këtillë të publikimit, siç bëhet e ditur, është ndryshimi i shpejtë i situatës nga dita në ditë, dhe prandaj ata menjëherë i publikojnë rezultatet nga vendet prej të cilave janë kryer anketat.

Sipas hulumtimeve gjithsej 67% e të anketuarve janë të frikësuar se ata ose dikush nga familjet e tyre mund të jenë të infektuar nga korona virusi: 38% shprehen se kanë frikë, ndërsa 29% shprehet se kanë shumë frikë. Derisa 20% shprehen se nuk kanë frikë dhe 10% se nuk kanë frikë fare. Kështu, gjithsej 30% mbeten të qetë në prag të infektimit. Pjesa tjetër prej 3% nuk janë të gatshëm të përgjigjen.

Rezultatet nga Maqedonia, bëhet e ditur, nuk devijojnë shumë nga mesatarja e përgjithshme, ankth nga mundësia për infektim nga ky virus është i pranishëm te shumica e të anketuarve 63%, përballë 36% të cilët tregojnë qetësi.

Gjermanët, zviceranët, si dhe qytetarët e Afganistanit, mbeten relativisht gjakftohtë, me popullatë të ndarë në mënyrë të barabartë në ata që tregojnë ankth ose qetësi. Siç edhe pritej, banorët e Italisë me nivel të lartë prej 90% tregojnë brengosje të madhe nga rreziku potencial që të jenë të infektuar ose ndonjë i afërt i tyre nga familja.

Në Maqedoni, në pyetjen “Sa jeni dakord ose nuk jeni dakord me deklaratën si vijon: Kam frikë se edhe unë ose dikush nga familja ime mund të jetë i infektuar me korona virusin”, 20% e pjesëmarrësve në hulumtimin janë tërësisht dakord me deklaratën se Qeveria e tyre deri tani po përballet mirë me korona virusin, 42% – deri diku janë dakord, 20% – deri diku nuk jam dakord dhe 12% – nuk jam dakord fare. Kështu, pjesëmarrja e atyre që e kanë vlerësuar pozitivisht Qeverinë e tyre (62%) e tejkalon pjesëmarrjen e të vlerësuarve negativisht (32%). Pjesa tjetër 6% nuk mund të përgjigjen.

Megjithatë, shumica e qytetarëve (65%) në vend shprehin aprovim për masat që deri tani i ka ndërmarrë qeveria, përballë 29% të cilët nuk janë dakord se si qeveria përballet me epideminë.

Austriakët janë më të kënaqur nga reagimi i organeve të tyre shtetërore – me 88% të cilët shprehën mbështetje për masat e ndërmarra qeveritare, pas të cilës vijojnë India (83%), Palestina (80%), Holanda (79%), Italia (72%) etj.

Nga vendet e rajonit, 60% e qytetarëve në BeH dhe Bullgari i kanë vlerësuar pozitivisht masat qeveritare. Më së paku të kënaqur nga Qeveria e tyre janë në Tajlandë, atje 76% deri diku ose nuk janë dakord fare me deklaratën se kompetentët e tyre reagojnë në mënyrë përkatëse në situatën e caktuar. Japonia është në vendin e dytë, me 62% të pakënaqur nga masat shtetërore dhe 23% të kënaqur. Në SHBA 46% janë të pakënaqur, ndërsa 42% janë të kënaqur. Gjermania është afër – ku 44% e të anketuarve konsiderojnë se masat shtetërore nuk janë përkatëse, ndërsa 47% se janë përkatëse.

I pyetur në çfarë mase janë dakord ose nuk janë dakord me deklaratën: Besoj se kërcënimi nga koronavirusi është i tepruar, me përparësi të vogël mbisundon qëndrimi se ky kërcënim është i tepruar (49%) përballë atyre të cilët besojnë në të kundërtën (46%).

Popujt e Ballkanit janë atë të cilët kryesisht konsiderojnë se rreziku është i tepruar – gjithsej 73% mendojnë kështu në BeH, Maqedoni dhe Bullgari. Derisa, francezët, holandezët, austriakët, italianët, etj. kanë qëndrim të kundërt – me mbi 70% shumicë që nuk gjen kurrfarë teprimi.

Numri i të deklaruarve zyrtarisht të infektuar për kokë banori në një vend të caktuar, siç duket luan rol të konsiderueshëm në këtë pikëpamje, qëndron në analizën. Bëhet e ditur se, duhet të merret parasysh se anketa në Maqedoni është bërë para se të regjistrohen rastet e para të vdekjes të korona virusit në vend.

Duke besuar në kërcënimin ose jo, pjesa më e madhe e njerëzve shprehin gatishmëri të qartë madje edhe përkohësisht të sakrifikojnë disa nga të drejtat e tyre të njeriut, nëse kjo do të ndihmonte në parandalimin e përhapjes së virusit. Kështu, 32% janë dakord plotësisht me mundësinë e tillë, 43% janë dakord, 13% nuk janë dakord, ndërsa 6% nuk janë dakord fare. Pjesa e mbetur 6% nuk mund të thonë. Pra, gjithsej mbi tre të katërtat (75%) e popullatës së vendeve të anketuara në mbarë botën, me siguri, do të ishin dakord që të jenë të privuar nga liritë e tyre përderisa nuk zgjidhet kërcënimi nga “Kovid-19”.

Nivel më të lartë të gatishmërisë në këtë pikëpamje tregojnë maqedonasit (94%), bashkë me austriakët (94%) dhe holandezët (91%).

Ky indikator tregon qëndrim thuajse të njëzëshëm mes vendeve të përfshira nga hulumtimi lidhur me këtë çështje, me disa përjashtime si japonezët (49% janë të gatshëm përballë 32% nuk janë të gatshëm) dhe amerikanëve (45% janë të gatshëm përballë 38% nuk janë të gatshëm).

Nuk ka pasqyrë të qartë për atë se çfarë duhet pritur gjatë muajit të ardhshëm. Sipas anketës, 39% konsiderojnë se më e keqja tek tani duhet të vjen, 34% besojnë se më e keqja tashmë ka kaluar, ndërsa 25% besojnë se situata do të mbetet e njëjtë siç është, ndërsa 2% nuk mund të përgjigjet.

Qytetarët e Britanisë së Madhe janë pesimistët më të mëdhenj (82% konsiderojnë se më e keqja tek tani do të vjen), të shoqëruar me banorët e Holandës (77%), Francës (70%) dhe Austrisë (68%).

Derisa shumë më optimistë janë banorët e Azerbajxhanit (83% e tyre besojnë se më e keqja ka përfunduar), Kazakistani (73%), Turqia (63%), Armenia (61%), India (61%) etj.

Maqedonasit në prag të pandemisë mbeten më shumë optimistë (me 44% të cilët besojnë se më e keqja ka mbaruar dhe gjërat do të fillojnë të përmirësohen), përballë 35% të cilët konsiderojnë se më e keqja tej tani do të vjen, ndërsa 21% konsiderojnë se muajin e ardhshëm situata do të mbetet e pandryshuar.

Me siguri, numri relativisht i ulët i rasteve të personave zyrtarisht të diagnostikuar me KOVID-19 për kokë banori te shumica e këtyre vendeve, ka ndikim për dallimet e këtilla në përgjigjet. Por, gjithashtu, nuk duhet anashkaluar edhe mundësia për ndikime të ndryshme kulturologjike te secila prej këtyre shoqërive individuale, që mund të luajë rol të rëndësishëm në ndërtimin e perceptimit të këtillë.

Masat më të popullarizuara për kufizimin e infektimit në mbarë botën, shtohet, përfshijnë larja më të shpeshtë të duarve (të përmendura nga 78% e të anketuarve), kufizim të kontakteve të drejtpërdrejta sociale (54%) dhe përdorim të mjeteve për dezinfektim të duarve (54%). Vetëm 9% kanë deklaruar se deri tani nuk kanë ndërmarrë kurrfarë aktivitetesh për mbrojtje nga KOVID-19. Megjithatë, për një numër të madh të të anketuarve (46%) qëndrimi në shtëpi dhe zvogëlimi i bashkëveprimit social nuk është njëra prej masave që e kanë ndërmarrë deri tani. Kjo pjesëmarrje është më serioze në Turqi (89%), Pakistan (80%) dhe Afganistan (66%).

Maskat dhe dorezat mjekësore u treguan më pak të famshme si masa të kujdesit. Gjithsej 33% kanë deklaruar se përdorin maska, ndërsa 15% kanë thënë se përdorin doreza. Mungesë e maskave dhe dorezave në treg ose mosbesim në efikasitetin e tyre mund të jetë arsye për përdorimin e këtillë dukshëm të rrallë. Të anketuarit e vendeve ku konsiderohet se kërcënimi është i tepruar, në masë më të vogël kanë tendencë të përdorin maska dhe doreza.

Në Maqedoni masa më të shpeshta që janë ndërmarrë nga qytetarët janë larja gjithnjë e më e shpeshtë e duarve (88%), qëndrimi në shtëpi dhe kufizimi i kontakteve të drejtpërdrejta sociale (54%) dhe përdorim i mjeteve për dezinfektim të duarve (48%). Derisa vetëm 10% janë përgjigjur se përdorin maska për fytyrë dhe 5% se mbajnë doreza, 9% kanë deklaruar se deri tani nuk kanë ndërmarrë kurrfarë masash.

Mbisundon besimi se virusi është paraqitur natyrisht: 45% e të anketuarve e ndajnë këtë mendim. Megjithatë, 32% konsiderojnë se fuqi ose vend i huaj e ka shkaktuar qëllimisht përhapjen e infektimit. 23% nuk mund të gjykojnë. Në mesin e mbështetësve të teorisë për infektimin e shkaktuar qëllimisht është edhe Maqedonia me 53% që besojnë në këtë, bashkë me Bullgarinë (58%), Armeninë (56%), dhe Ekuadorin (52%). Derisa te banorët e Pakistanit (shumica prej 72% konsiderojnë se infektimi është proces natyror), Gjermanisë (59%), Afganistanit (58%), Britanisë së Madhe (58%), Tajlandës (58%), SHBA-së (56%), etj, mbisundon qëndrimi për prejardhjen natyrore të virusit. Në përgjithësi, theksohet, ndoshta demokracitë më të vjetra perëndimore kanë besim më të vogël kur bëhet fjalë për teorinë se dikush e ka krijuar dhe e përhapë qëllimisht virusin.

Përqindjet, siç bëhet e ditur në kumtesën nga Brima Gallup Interneshënëll, tejkalojnë njëqindtin meqë të anketuarit kanë dhënë më shumë se një përgjigje.

Anketa e Gallup International është zbatuar në 22 vende në mbarë botën. Në çdo vend, ekzemplar reprezentativ prej burrave dhe grave është anketuar gjatë dy javëve të fundit, ballë për ballë, përmes telefonit ose internetit. Margjina e gabimit për hulumtimin është ± 3-5% në nivel të besimit prej 95%.

GIA është asociacion global i pavarur udhëheqës për hulumtimin e tregut dhe mendimit publik. Njëherësh, përmendet se: Gallup International Association ose anëtaret e saj nuk janë të lidhura me Gallup Inc., me seli në Uashington (SHBA) e cila më nuk është anëtare e Gallup International. em/shk/

Të fundit