20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bërns i dhuron Shekerinskës flamurin amerikan: Të dy vendet shkruajtën historinë

Ambasadorja amerikane, Kate Mary Burns, sot në ceremoninë në Shkup që filloi me intonimin e himneve të dy vendeve, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin në mbrojtje ndërmjet Maqedonisë dhe SHBA-së, i dorëzoi një flamur amerikan ministres së Mbrojtjes Radmila Shekerinska.

Shekerinska është ministrja jonë e parë që prezantohet me flamurin amerikan si simbol dhe njohje e bashkëpunimit të shkëlqyer dhe partneritetit dhe aleancës së forcuar me Shtetet e Bashkuara.

Falë vizionit dhe ndikimit tuaj, Ushtria është modernizuar me shpejtësi dhe ka ecur përpara në integrimin e plotë në NATO. Si anëtari më i ri i Aleancës, vendi juaj është tashmë një kontribuues i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë. Nën drejtimin tuaj, të dy vendet kanë thelluar më tej bashkëpunimin e tyre si asnjëherë më parë në bashkëpunimin 28-vjeçar në mbrojtje të dy vendeve, gjë që konfirmon më së miri zhvillimin e “Krivolakut” në zonën më të mirë stërvitore në Evropë”, tha ambasadori Burns.

Pranojeni këtë flamur, i cili u ngrit mbi Ambasadën Amerikane në Shkup, tha Burns, si simbol të mirënjohjes dhe miqësisë sonë.

Ministrja Shekerinska shprehu kënaqësinë që së bashku të dy vendet shkruajtën historinë dhe treguan se distanca gjeografike prej disa mijëra kilometrash mund të shndërrohet në afërsi dhe të ndajë të njëjtat vlera./Tv Koha./

Të fundit