18/05/2024
22.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bujar Osmani: Gjendja e jashtëzakonshme duhet të përdoret për fokus maksimal në shëndetësi

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, Bujar Osmani thotë se këto dy javë duhet të përdoren për fokus maksimal në shëndetësi por edhe si komunikim mes partive politike, në mënyrë që të arrihet konsensusi për datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Ai në vizitën e tij në Shtip tha se këto dy javë të gjendjes së jashtëzakonshme partitë duhet të funksionojnë nën trysninë a afateve.

“Ka kohë që gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ta vazhdojmë komunikimin për të arritur konsensus”, tha Osmani.

I pyetur për protokollet për zgjedhje dhe si do të votohet në ditën e zgjedhjeve, Osmani tha se këtë e miraton komisioni.

“Ata kanë përgatitur dokument që kanë dorëzuar. Megjithatë ne do të shohim si do të shkojnë trendet gjatë kësaj periudhe dhe do ta adaptojmë”, tha Osmani./Telegrafi/

Të fundit