19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bullgaria zyrtare: Mbi 100mijë qytetarë aplikuan për shtetësi bullgare, si mund të dalin vetëm 3504?

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë është surprizuar nga numri i personave të cilët janë shprehur si bullgarë në vendin tonë. Autoritetet bullgare thonë se po i mbajnë me rezervë rezultatet e prezantuara, si dhe dyshimet për kredibilitetin dhe transparencën e procesit që i kanë theksuar organizatat bullgare në Maqedoninë e Veriut, informon Zhurnal.

“Kemi vërejtur mospërputhje drastike mes të dhënave të prezantuara dhe numrit prej mbi 100 mijë qytetarë në Maqedoninë e Veriut të cilët personalisht kanë dorëzuar dokumente me të cilat dëshmohet prejardhja bullgare dhe vetëdija për marjen e shtetësisë bullgare. Kemi parasysh dhe dyshimet për transparencë dhe kredibilitetin e procesit që i theksuar organizatat e bullgarëve në Maqedoni të Veriut, si gjatë kohës së regjistrimit, ashtu edhe gjatë publikimit të rezultateve. Presim zëri i tyre ët prekë deri te autoritetet maqedonase. Bullgaria disa herë ka theksuar rëndësinë e veçantë të kushteve për vetidentifkim të lirë të personave me vetëdije bullgare në Maqedoninëe Veriut dhe garantimin e të drejtave të tyre”, thonë nga MPJ-ja bullgare.

Ndryshe ESHS këtë javë publikoi rezultatet përfundimtare nga regjistrimi i realizuar nga 5 deri më 30 shtator ku si bullgarë u shprehën 3504 qytetarë./Zhurnal.mk

Të fundit