13/07/2024
31.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bytyqi: Grave nuk u nevojitet askush për t’iu thënë se kush janë, çka munden dhe sa vlejnë

Grave nuk u nevojitet inkurajim, ju tashmë jeni të guximshme. Nuk ju duhet mbrojtje, ju nuk jeni viktima. Nuk duhet t’ju jepet mundësia, ju vetë e merrni. Juve grave nuk ju duhet askush t’ju thotë kushdo qoftë ce kush jeni, çka mundeni dhe sa vleni, porositi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi në ditën e dytë të konferencës “Sfida me të cilat përballen gratë dhe vajzat në rajon, në rrugën drejt BE-së – Zëshëm dhe guximshëm i zhvendosim kufijtë”.

Ligjet sistematike për mbrojtje nga diskriminimi, Konventa e Stambollit, përfaqësimi i drejtë, politikat sensitive gjinore dhe e drejta e vlerësimit të barabartë të punës, sipas zëvendëskryeministrit, janë realizuar në shtetin tonë.

“Por, duhet të vazhdojmë të luftojmë me të gjitha pengesat të cilat janë realitet, por jo edhe fakt. Vetëm gratë me përvojë e dinë se çka janë pengesat, frikësimi, anashkalimi, shakatë, çka pritet për të qenë plotësisht apo mjaftuehëm, kuptuar seriozisht, izoluar në shoqërinë mashkullore, objektivizuar, etiketuar, reduktuar në tejet emotive apo të pakënaqura. Vetëm gratë e dinë se çka do të thonë të gjitha këto t[ë barten mbi vete në jetën e përditshme”, theksoi Bytyqi.

Ambasadori japonez në vend, Kazuja Ocuka, duke i ndarë përvojat nga Japonia, theksoi se atje ka traditë shumë të vjetër ku familja është më e rëndësishmja, ndërsa burri respektohet më shumë. Kryeministri i kaluar i japonisë, siç theksoi, ka vendosur reforma për t’iu mundësuar grave aftësim dhe përforcim.

Vitin e kaluar, siç nënvizoi, në Japoni u vendosën masa të reja me të cilat çdo ndërmarrje private është e detyruar të hulumtojë për atë se cila është përqindja e burrave dhe grave në ndërmarrje dhe të rritet përqindja e grave në pozita udhëheqëse.

Drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska theksoi se gratë duhet të fillojnë zëshëm të ndërtojnë ura me njëra-tjetrën në mënyrë që të mund të mbështeten më tutje.

“Vij nga një institucion specifik, ku numri më i madh i të punësuarve janë gra, numër më i madh i udhëheqëseve në kuadër të DAP janë gra, për çka jam posaçërisht krenare. Këtu konfirmohet deviza se gratë janë edhe mjaft përgjegjësew, më transparente, të ndershme, empatike dhe gjithsesi me inteligjencë të larët të zhvilluar emocionale dhe me të vërtetë pa rezerva i japin mbështetje ekipit me të cilin punojnë. Mendoj se projektet më të mira të cilat janë arritur, janë bërë de implementuar nga ana e grave”, tha Llukarevska.

Të fundit