22/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bytyqi: Premtimin për pagë minimale prej 20.000 denarëve e kemi realizuar para kohë, ka dhe rritje rekorde të pensioneve

Nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi në emisionin “Makedonija nautro” në servisin publik theksoi se politikën ekonomike që Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja e realizon, japin rezultate dhe se kjo dëshmohet edhe me të dhëna zyrtare.

“Në politikë pemton dhe pritet t’i mbushish premtimet. Unë kam qenë një nga ata që e kanë krijuar politikën ekonomike të Qeverisë dhe kemi premtuar 20.000 denarë pagë minimale deri në vitin 2024 dhe këtë e kemi plotësuar në vitin 2023. Efektet nga vetë masat që i sjellim dhe zgjidhjet sistematike për pagë minimale, pensionet dhe rritjen e të ardhurave të garantuara minimale do të dalin në pah pas stabilizimit të krizës dhe luftës në tokën evropiane”, porositi Bytyqi.

Ai theksoi se për shkak të zgjidhjes sistematike të Qeverisë, sot rreth 100.000 pensionistë janë nxjerrë nga varfëria.

“Vetëm për zgjidhjen sistematike të problemeve arritëm që 100.000 pensionistë t’i çojmë mbi pragun e varfërisë që Banka Botërore e projekton për vendin prej 14.200 denarë. Kështu zgjidhen problemet dhe përmirësohet cilësia e jetës. Kjo nuk mjafton, por është një e dhënë që duhet të na drejtojë që të kemi sukses që t’i çojmë të gjithë mbi pragun e varfërisë. Nga 330.000 pensionistë, ka pasur pensionistë të cilët deri para pesë viteve kanë marrë pensione nën 10 mijë denarë. Ne të gjitha këto i çojmë përpara”, theksoi Bytyqi.

Në pyetjen për ngrirjen e çmimeve, nënkryetari Bytyqi theksoi se ato masa janë në interes të qytetarëve, por nuk janë në dëm të prodhuesve sepse kanë një marzh të garantuar të fitimit.

Të fundit