Të tjera lajme

ÇAIRI MOBILIZOHET PËR FITËR BAJRAMIN – NIS PASTRIMI I ZGJERUAR GJATË NATËS

Çairi po përgatitet për Fitër Bajramin. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mbrëmë ishte i pranishëm në nisjen e aksionit të zgjeruar për pastrimin e hapësirave publike, i cili zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për festën e Fitër Bajramit.

Komuna e Çairit çdo ditë angazhohet për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e hapësirave publike, ndërsa mbrëmë ky angazhim ishte intensifikuar edhe më shumë.

Sipas një njoftimi nga kjo Komunë, është bërë pastrimi i plotë i rrugëve, parqeve, trotuareve dhe zonave përreth kontejnerëve, me qëllim që, sic thuhet, çdo cep i Çairit të reflektojë dinjitetin e kësaj feste.

“Fitër Bajrami është festë që na bashkon dhe na kujton vlerat më të mira si shoqëri. Është përgjegjësi e jona që qytetarët ta presin këtë ditë në një ambient të pastër, të rregullt dhe dinjitoz,” theksoi Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Aksioni u realizua në bashkëpunim me ndërmarrjet publike “Higjiena Komunale”, “Parqet dhe Gjelbërimi”, si dhe Shoqatën Vullnetare të Zjarrfikësve “Bajram Miftari”, me angazhimin e punëtorëve sezonalë të komunës dhe përdorimin e makinerisë përkatëse për pastrim dhe larje të rrugëve.

Ky mobilizim realizohet në prag të festës së Fitër Bajramit, me qëllim që qytetarët ta presin festën në kushte sa më të mira – thonë nga Komuna e Çairit.

Të fundit