12/10/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Carovska: Po përpunohen ankesat e qytetarëve për kartelat pagesore

Ankesat e qytetarëve për kartelat pagesore po shqyrtohen. Ministria e Financave dhe Sekretariati i Përgjithshëm i përpunojnë dhe sapo të kenë të dhëna të grumbulluara, do të dalin dhe do ta njoftojnë publikun, tha sot zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska. Carovska nuk tha se për çka saktë kanë të bëjnë ankesat.

“Është me rëndësi që ankesat po arrijnë, u krijuan mundësi të gjithë qytetarët të cilët vlerësojnë se janë të pajustifikueshme të dorëzojnë ankesa deri te institucionet. Ministria e Financave dhe Sekretariati i Përgjithshëm i përpunojnë dhe sipas gjitha gjasave sapo të kenë të dhëna të grumbulluara do të dalin dhe do ta njoftojnë publikun në mënyrë transparente se për çfarë lloj ankesash bëhet fjalë. Gjithsesi, grupimi i ankesave është është shumë i rëndësishëm, sa prej tyre janë zgjidhur pozitivisht, sa jo. Po kërkohen edhe dëshmi që t’i bashkëngjiten ankesës dhe në këtë mënyrë të mund të sigurohet e drejta nëse iu takon, ndërsa institucionet kanë bërë lëshime të caktuara teknike”, theksoi Carovska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas prezantimit të rezultateve nga thirrja publike “Startup 2”.

Ajo edhe një herë theksoi se është me rëndësi që institucionet të cilat e bëjnë revizionin dhe pranimin e ankesave, ta njoftojnë publikun për gjithë procesin.

“Pikërisht për këtë theksoj se Ministria e Financave dhe Sekretariati i Përgjithshëm kur do të kenë informacione, do të dalin publikisht dhe në mënyrë transparente si edhe deri më tani”, potencoi Carovska.

Në pyetjen se si nëse dëshiron dikush, mund t’i donojë mjetet, zëvendëskryeministrja përkujtoi se kartelat janë të personalizuara dhe mënyra e vetme është që ato të kthehen prapa./Republika.mk/

Të fundit