Myslimanët nesër festojnë Kurban Bajramin, ndërsa sot besimtarët po bëjnë përgatitjet e fundit para festës.
Në Shkup, qytetarët i’a kanë mësyer dyqaneve. Ekipi i gazetës LAJM ka filmuar atmosferën në Çarshinë e Vjetër dhe në “Bit Pazar”.
Femijët të gëzuar tregojnë çfarë kanë blerë për nesër, ndërsa më të moshuarit ankohen për çmimet e larta në prag të festës./Gazeta LAJM