23/10/2024
13.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

CHAMPIONS: FAVORITËT FITOJNË PA PROBLEME

Mbrëmë janë zhvilluar nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve ku janë shënuar plotë 27 gola. Fitore të rëndësishme dhe të sigurta kanë shënuar skuadrat favorite si Real Madridi kundër Borrussia Dortmund me përmbysje 5:2. Milani në ‘’San Siro’’ kundër ekipit Club Bruge ka shënuar fitoren e parë dhe Monako shënoi fitore spektakolare kundër Crvena Zvedës së Beogradit një fitore spektakolare. Fitore të sigurta kanë shënuar edhe Aston Villa, Xhirona,e Arsenali, ndërsa ka zhgënjyer Juventusi që ka humbur në Romë nga Shtuttgarti 0-1Rezultatet e xhiros së tretëArsenal – Shahtar 1:0 Aston Villa – Bolonja 2:0 Xhirona – Bratisllava 2:0 Pari Sen Zhermen – PSV 1:1 Real – Dortmund 5:2Shturm – Sporting 0:2 Monako – Cërvena Zvezda 5:1Milan – Brizh 3:1Juventus – Shtuttgari 0:1BASKETBOLL: NISI SEZONI I RI NË NBA Me dy ndeshjet e zhvilluara në mëngjesin e sot edhe zyrtarisht ka filluar kampionati 2024/2025 në ligën amerikane të basketbollit NBA, ku edhe kësaj radhe nuk kanë munguar emocionet, rivaliteti por edhe surprizat.Kampionët në fuqi Boston ekip i cili para fillimit të ndeshjes mori unazat për titullin e fituar kampion, me lehtësi ka fituara ndaj Nju Jorkut me rezultatin 132-109. Më efikas ishte Tatum i cili realizoi 37 pikë e 10 asiste.Kampionatin e ri me fitore e e nisi edhe skuadra e Los Anxhelos Lejkers duke e mundur në terren vendas ekipin e Minnesotas me rezultatin 110-103. Për vendasit më efikas ishte Anthoni Dejvis i cili realizoi 36 pikë e 13 kërcime e 4 asiste. Vlen të përmendet se në ekipin e Lakers së bashku luajtën babë e birë LeBron dhe Broon Xhejms. Takimet tjera të xhiros së parë do të zhvillohen sonte në orët e vona të natës.TV KOHA

Të fundit