29/09/2022
19.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Civil: Pjesëmarrje e madhe në vendvotime në orën e parë të votimit

Vëzhguesit e organizatës civile CIVIL, kanë informuar këtë mëngjes se janë regjistruar disa parregullsi në hapjen e disa vendvotimeve.

“Në vendvotimin 836 në Koçani, është vërejtur një grupim i votuesve pa respektuar masat e mbrojtjes, ndërsa në vendvotimin 2873 në Komunën e Çairit, anëtarët e bordit zgjedhor nuk i respektuan këto masa. Një përpjekje për votim familjar u regjistrua në Kocani, ku CIVIL vërejti se ata u parandaluan nga bordi zgjedhor. Në vendvotimin 2042 në Bërvenicë, kishte një prani të paautorizuar të një personi që pretendonte të ishte vëzhgues i një partie politike, por nuk kishte autorizim për ta bërë këtë. Pati një tension të vogël, por problemi është se dy anëtarë të bordit zgjedhor po e mbështesin këtë person. Vëzhguesit e CIVIL janë në 200 vendvotime këtë mëngjes dhe të gjitha u hapën me kohë”, tha Xhabir Deralla.

Lidhur me natën e kaluar, Deralla tha se ka pasur raste të shumta të shkeljeve të heshtjes së zgjedhjeve si në terren, ashtu edhe në rrjetet sociale nga, siç tha ai, autorët e njohur dhe të panjohur, edhe pse sipas materialeve ato janë të njohshme.

Të fundit