Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev kishte takim pune me krerët e Sektorëve të Punëve të Brendshme.
Në mbledhje, Çulev theksoi se policët gjatë kësaj periudhe kanë pasur rol të rëndësishëm në menaxhimin me pandeminë e Covid-19 dhe kanë dëshmuar përgjegjësi të lartë dhe profesionalitet, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Por puna jonë nuk përfundon këtu, ne edhe më tej vazhdojmë me përgjegjësi të kujdesemi për shënndetin e qytetarëve, jetën dhe sigurinë”, potencoi Çulev në mbledhje.
Ai tha e policia gjatë kësaj periudhe është treguar se është e afërt me qytetarët dhe se kujdeset për sigurinë dhe shëndetin e tyre dhe se kjo qasje duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Si ministër i MPB-së edhe më tej them se ligjet duhet të zbatojnë në mënyrë të plotë dhe se policët në mënyrë profesionale duhet të veprojnë gjatë kryerjes së detyrës. Jam i bindur dhe edhe më tej do të insistoj do fitojnë shpërblimin që e meritojnë”, tha Çulev.