21/07/2024
22.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

DAP: U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos hapin SMS porositë që kërkojnë raportime të detyrueshme

Drejtoria për të Ardhura Publike njofton se drejt qytetarëve dërgohen SMS porosi ku kërkohet paraqitja e detyrueshme në ueb-faqen e rreme https: ujp-gov.mk/potvrda.

DAP-i bën thirrje që assesi të mos hapet kjo ueb-faqe, për shkak se kërkohen të dhënat personale të qytetarëve, të dhëna nga kartela bankare dhe fotografi nga letërnjoftimi.

Sipas DAP-it shpërndarja e të dhënave personale përmes ueb-faqes së rreme mund të shkaktojë keqpërdorimin e tyre.

“Ueb-faqja është e rreme, nuk është pronë e DAP-it. Dërguesi i mesazheve përpiqet t`i keqpërdor emrin dhe logon e DAP-it dhe të shkaktojë huti tek qytetarët, për të shpërndarë të dhëna personale dhe në këtë mënyrë t`i ekspozohen rrezikut dhe keqpërdorimit të mundshëm. DAP-i po ndërmerr të gjitha aktivitetet e domosdoshme për t`u përballur me këtë situatë”, thuhet në komunikatën e DAP-it.

Të fundit