23/05/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Debat kushtuar migrimit të rinisë

Shoqata Multikultura me seli në Tetovë në bashkëpunim me Këshillin Lokal Socio Ekonomik të Komunës së Tetovës organizoi  debat publik me temën migrimi i të rinjve në Republikën e Maqedonisë së veriut. Qëllimi i këtij debati është të vendohet fokusi në shpërnguljen e të rinjve si një problem serioz në vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut dhe të analizohen faktorët kryesorë që shpiejnë drejtë migrimit të të rinjve.

Ky debat sipas organizatorëve do të  shërbejë që të rritet ndërgjegjësimi në nivel lokal për pasojat negative dhe ndikimin e emigracionit për komunitetin dhe të ardhmen e vendit si dhe të jepen propozime, zgjidhje dhe ide nga të rinjtë, institucionet shtetërore dhe sektori joqeveritar, se si përfshirja e të rinjve në mënyrë aktive mund të kontribuojë në zvogëlimin dhe parandalimin e migrimit.

 

Të fundit