13/07/2024
24.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

DEKLARATË SOLEMNE E ANËTARËVE TË SAPOZGJEDHUR TË KËSHILLIT GJYQËSOR LIMANI DHE KAMBOVSKI PARA GASHIT

Anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit gjyqësor Isamedin Limani dhe Aleksandar Kambovski sot do të japin deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

Gjykatësi nga Gjykata supreme, Isamedin Limani dhe gjykatësi nga Gjykata e Apelit Manastir, Aleksandar kambovski u zgjodhën më 6 qershor të këtij viti pasi që gjykatësit votuan për kandidatët nga rajoni i tyre i apelit. Për Limanin votuan shtatë gjykatës, ndërsa Kambovski u zgjodh anëtar i Këshillit gjqyësot me gjithsej 28 vota të fituara.

Në pajtim me Ligjin për këshill gjyqësor anëtarët e Këshillit nga radhët e gjykatësve kanë mandat prej gjashtë viteve, me të drejtë të edhe një zgjedhjeje pas skadimit të së paku gjashtë viteve nga ndërprerja e mandatit paraprak në Këshillin gjyqësor.

Të fundit