24/07/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Demiri nga brigada “Bajram Miftari” në Turqi: Gjithçka është rrafsh me tokën, shpresojmë akoma të ketë të gjallë nën rrënoja

Katër anëtarë të shoqatës vullnetare zjarrfikëse nga Çairi “Bajram Miftari”, u nisën drejt qytetit turk Adijaman në misionin humanitar pas tërmetit katastrofik, në të cilin, sipas të dhënave të fundit, jetën e humbën 16.000 persona.

Në deklaratë për MIA-n, kryetari i shoqatës, Artan Demiri thotë se pamja është e tmerrshme dhe se qyteti është i rrafshuar me tokë.

Ai theksoi se ekipi i tij, i cili është i përbërë bga zjarrfikës profesionistë, në Adijaman është nisur së bashku me ekipin e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim. Nga Shkupi kanë shkuar me 11 automjete. Në qytet kanë arritur mbrëmë pasi që udhëtuan 33 orë.

Për gjendjen momentale në atë pjesë, Demiri tha se nën rrënoja ende ka njerëz për të cilët shpresohet se janë të gjallë.

“Nën rrënoja ende ka njerëz, supozohet, sipas disa njohurive, se ka ende njerëz të gjallë. Do të dëshironim të jetë ashtu, shpresa vdes e fundit. I tërë qyteti është i rrafshuar me tokë dhe disa objekte që duken më mirë nga jashtë janë dëmtuar dhe nuk janë të përshtatshme çër banim”, theksoi Demiri.

Ai thotë se një pjesë e njerëzve janë evakuuar, ndërsa një pjesë kanë mbetur të flejnë në automjete dhe tenda. Të gjithëve q[ë u nevojitet, u është ofruar ndihma mjekësore dhe po sigurohet ushqim, ujë dhe gjithçka që është e nevojshme.

“Edhe neve na pranuan mirë, dakordohemi. Edhe për ne edhe për të pësuarit nga tërmeti, kushtet janë rregulluar deri diku. Për momentin ne ndodhemi në një ndërtesë familjare në qendër të qytetit, ku pamja është më e keqe”, ttregon Demiri

Të fundit