11/10/2024
19.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Demokratët thonë se Trump mund të keqpërdorë sërish pozitën nëse nuk largohet

Ligjvënësit demokratë kanë prezantuar argumentet e tyre hyrëse në Senat të premten, lidhur me gjykimin e presidentit Donald Trump, duke paralajmëruar se presidenti është kërcënim për demokracinë dhe se mund të keqpërdorë fuqinë e tij nëse nuk largohet nga pozita.

Në ditën finale të prezantimit të argumenteve, demokratët kanë ritheksuar akuzat se Trump ka abuzuar me fuqinë e presidentit duke bërë presion ndaj Kievit për të hetuar ish-zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden, si dhe ka ndërhyrë në procesin e hetimeve në Kongres.
“Ajo cfarë ka rëndësi është nëse ai është rrezik për shtetin, sepse atë veprim mund ta bëjë përsëri. Dhe, askush nga ne nuk mund të ketë besim se ai nuk do ta bëjë këtë përsëri sepse ai ka përsëritur se do ta bëjë”, tha përfaqësuesi i demokratëve, Adam Schiff.
Trump mohon cdo akuzë ndaj keqpërdorimeve dhe e konsideron impeachmentin si “gjueti shtrigash”.
Ekipi ligjor i presidentit Trump do të publikojë argumentet mbrojtëse të shtunën.

Prokurorëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe këshilltarit ligjor të Trumpit u është ofruar mundësi që për 24 orë gjatë tre ditëve të prezantojnë rastin e tyre.

Trump është presidenti i tretë në historinë amerikane që përballet me gjyq për shkarkim./Bota sot/

Të fundit