06/10/2024
11.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

ERDOĞAN: “Në të kaluarën ne kemi përjetuar shumë tërmete por ky popull ka ditur t’i kalojë me durim këto tërmete”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se “Në të kaluarën ne kemi përjetuar shumë tërmete por ky popull ka ditur t’i kalojë me durim këto tërmete”, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, i cili mori pjesë në ceremoninë e faljes së xhenazes së dy personave që humbën jetën nga tërmeti në Elazığ tha se “ne jemi një popull që këto sprova i kemi kapërcyer me durim”.

“Këto fatkeqësi për ne janë një sprovë e madhe. Ne jemi një popull që këto sprova i kemi kapërcyer me durim. Në këtë pikë si muslimanë ne kemi dhënë shembullin më të mirë. Kemi përjetuar tërmetin në Bingol, në Van, në Simav, në Duzce, në Sakarya, në Bolu. Në të kaluarën ne kemi përjetuar shumë tërmete por ky popull ka ditur t’i kalojë me durim”, theksoi Erdoğan.

Presidenti Erdoğan theksoi se si shtet, si popull kenë bërë më të mundurën dhe shpreson se do të vazhdojnë ta bëjnë edhe pas kësaj. “Të gjitha punimet tona nën rrënoja do të vazhdojnë. Këto rrënoja do të hiqen, nëpërmjet Autoritetit Shtetëror të Zhvillimit Strehimor (TOKI) në vend të rrënimeve nëpër fshatra dhe lagje do bëhen të gjitha ato që janë të nevojshme. Nuk do lëmë askënd jashtë”, tha ai.

“Nga ju kërkoj që të mos dëgjoni thashethemet, të mos dëgjoni propagandën negative të askujt parajmëroi”, Erdoğan duke thënë: “Dijeni se ne jemi shërbëtorët tuaj sepse ne jemi prej atyre që e kemi për krenari t’i shërbejmë popullit”.

Më tej Erdoğan shprehu ngushëllime dhe uroi që mëshirra e Allahut të jetë mbi 22 personat që kanë humbur jetën në këtë tërmet.

Kujtojmë se nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi mbrëmë pjesën lindore të Turqisë humbën jetën 22 persona ndërsa mbi 1.000 të tjerë janë plagosur.

Të fundit