Të tjera lajme

DERBI VARDARI – SHKËNDIJA PËRFUNDOI ME BARAZIM

Në ndeshjen e pare të javës së 24-të të sezonit pranveror dje në kompleksin stërvitorë
të FFM-së, Vardari dhe Shkëndija luajtën me barazim 1-1 duke i ndarë pikët. Në
bazë të lojës dhe rasteve të të dyja skuadrave barazimi mund të thuhet se ishte i realët
edhe pse kuqezinjtë tetovar dominuan lojën. Të parët në epërsi kaloi Shkëndija me një
super gol të Reshat Ramadanit në minutën e 21-të, ndërsa barazoi Edis Spahiu në
minutën e 25-të. Me pikën nga ndeshja me Vardarin tani Shkëndija numëron 50 pikë,
ndërsa Vardari 22 pikë. Pas ndeshjes trajneri Jeton Beqiri tha se kur nuk shfrytëzohen
rastet patjetër të pranojmë rezultatin
JETON BEQIRI – TRAJNER I KF SHKËNDIJA
“ Barazimi asnjëherë nuk është I pranueshëm për Shkëndijën, por kështu si rrodhë
ngjarjet me mënyrën se si pranojmë golin, mënyrën se si janë kushtet për tu luajtur
këtu jo të barabarta definitivishtë edhe mënyra se si nuk i shfrytëzojmë momentet
në pjesën e dytë e kemi patjetër ta pranojmë rezultatin për shkak se rezultati është
në suaza të lojës”, deklaroi trajneri Jeton Beqiri
Pas kësaj ndeshje pason pauza dy javore shkaku i obligimeve të reprezentacionit, ndërsa
ekipi duhet të punon në eliminimin e gabimeve dhe të mbetet e përgatitur për sfidat tjera
JETON BEQIRI – TRAJNER I KF SHKËNDIJA
“Patjetër ishte një ndeshje derbi ku tani në pranveror kundër Vardarit asnjë
skuadër nuk ka fituatr. Domethënë diskutohet për një skuadër totalisht të
riorganizuar në pranverë dhe normalisht ne do mundohemi të shfrytëzojmë në
maksimum dy javorshin e pauzës që gjithë futbollistët ti kemi të gatshëm për
sprintin final”. tha trajneri Beqiri
Pas kësaj ndeshje pason pauza në kampionat shkaku i ndeshjeve të përfaqësueses së
Maqedonisë në kualifikimet për botërorin 2026 Ndeshja e radhës e Shkëndijës është më
30 mars kundër ekipit AP Brera në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Të fundit