16/04/2024
18.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Deri 400 euro dënime, vetëm në rajonin e Tetovës janë dënuar 186 shoferë për ngasje të shpejtë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka vazhduar kontrollet në komunikacion për rritje e sigurisë nëpër rrugët e vendit, për çka ka regjistruar 186 parregullsi vetëm në rajonin policor të Tetovës, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit policor nga SPB Tetovë kanë realizuar kontrolle të përforcuara për shpejtësinë e veturave që lëvizin brenda dhe jashtë qytetit, ashtu që janë regjistruar 186 dënime”, deklarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut, duke numëruar edhe 43 dënime tjera.

Shumica e dënimeve, 137 nga 186 dënimet ishin në qytetin e Tetovës, ndërsa në qytetin e Gostivarit ishin 49. Raportohet që dënimet që janë shqiptuar kanë qenë nga 45 euro deri 400 euro.

“Prej tyre, katër (tre nga Tetova dhe një nga Gostivari) kanë lëvizur mbi 70 km/h më shpejtë se shpejtësia e lejuar, ndërsa 19 tjetër kanë tejkaluar për 50 km/h deri 70 km/h shpejtësinë”, sqarojnë nga Policia.

Ndërkohë, në gjithë Maqedoninë e Veriut janë dënuar 819 vetura për tejkalim të shpejtësisë, 424 prej të cilëve e kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet.

Të fundit