Home Lajmi i Ditës Deri më 31 gusht vazhdohet kufizimi i përkohshëm i lidhjeve të Greqisë me Maqedoninë e Veriut

Deri më 31 gusht vazhdohet kufizimi i përkohshëm i lidhjeve të Greqisë me Maqedoninë e Veriut

0
Deri më 31 gusht vazhdohet kufizimi i përkohshëm i lidhjeve të Greqisë me Maqedoninë e Veriut
epa08520653 A car heading towards Greece at the border crossing 'Evzoni' between North Macedonia and Greece, near the southern city of Gevgelija, North Macedonia, 01 July. Greece reopened the Evzoni border crossing with North Macedonia to EU citizens and from 14 other countries which are on a list approved by EU authorities. All travelers arriving to Greece are required to fill a Passenger Locator Form (PLF) at least 48 hours before check-in. The form is part of the country's planning for protection against the coronavirus disease (COVID-19) pandemic and will allow authorities to create barcodes for travelers so that testing of new arrivals can be targeted. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Vendimi ministror për kufizim të përkohshëm të lidhjeve të Greqisë me Maqedoninë e Veriut, Turqinë dhe Shqipërinë, nga 31 korriku i vitit 2020, që është në fuqi deri më sot, vazhdohet deri në fund të gushtit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në Gazetën Zyrtare të Greqisë, tashmë është publikuar vendimi konkret, gjegjësisht vazhdimi i kufizimit të përkohshëm paraprak dhe është në fuqi në përfundim me 31 gushtin të vitit 2020.

Vendimi ka të bëjë në lidhjet ajrore, tokësore, hekurudhore dhe detare të Greqisë me Maqedoninë e Veriut, Turqinë dhe Shqipërinë.

Konform vendimit të ri për kufijtë dhe në pajtim me vendimin ministror që sot hynë në fuqi, ndërsa parashikon ndalesë për hyrje në Greqi për shtetas të vendeve të treta, shtetasit e Maqedonisë së Veriut deri në fund të muajit nuk do të mund të udhëtojnë për në Greqi.

Siç tashmë publikoi MIA të mërkurën, ndalesa për hyrje në Greqi për shtetasit e vendeve të treta është vazhduar deri më 31 gusht të vitit 2020, në pajtim me vendimin e përbashkët të ministrave të Mbrojtjes Civile, të Shëndetësisë dhe të Punëve të Brendshme, të publikuar në Gazetën Zyrtare të Greqisë.

Ndalesa nuk vlen për vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të Zonës së Shengenit, dhe për shtetasit e Austrisë, Gjeorgjisë, Kanadasë, Japonisë, Zelandës së Re, Ruandës, Koresë Jugore, Tajlandës, Uruguait dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gjithashtu përjashtim janë edhe disa kategori të qytetarëve, siç janë personeli mjekësor dhe punonjësit shëndetësor, ata të cilët kanë leje për qëndrim në vendin anëtar të BE-së apo të Zonës së Shengenit, anëtarë të misioneve qeveritare, diplomatë, transportues të mallrave, udhëtarë transit, studentë, persona të cilët kujdesen për persona të moshuar dhe persona me invaliditet, si punëtorët bujqësorë sezonalë. sr/ar/