04/05/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Deri në orën 21 në KSHZ janë dorëzuar 82 ankesa, skadoi afati për ankesat ndaj procedurës së votimit

Gjithsej 82 ankesa janë dorëzuar sonte deri në orën 21, informojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Më shumë ankesa, 74 janë nga Aleanca për Shqiptarët (ASH), një është nga “Zëri për Maqedoninë”, ndërsa dy janë nga VMRO-DPMNE. KSHZ nuk precizon se për çfarë referohen ankesat nga Aleanca për Shqiptarët, por ato nga VMRO-DPMNE thonë se ato janë për përmbledhjen e rezultateve.

Para kësaj deri te KSHZ kanë arritur pesë ankesa dhe një kërkesë për shqyrtimin e fletëvotimeve të pavlefshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mërkurën.

Afatet për ankesa kanë filluar të rrjedhin prej mbrëmë kur u publikuan rezultatet përfundimtare jozyrtare.

Pas përfundimt të afateve për dorëzimin e ankesave, KSHZ do të caktojë seancë ku publikisht do t’i shqyrtojë dhe do të vendos. fab/

Të fundit