04/10/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dhjetë video për zhvillim të turizmit vendor në kuadër të fushatës “Pushime në vend”

Dhjetë video në të cilat janë shfaqur aktivitete të ndryshme – kalërim, çiklizëm, paragliding, zhytje nëpër lokacione të ndryshme në vend, ndërsa të cilat mund të jenë në dispozicion të turistëve, përgatiti Agjencia për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit me Agjencinë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim në kuadër të fushatës “Pushime në vend”.

Qëllimi i këtyre videove është motivimi i turistëve vendorë që ta zbulojnë destinacionin e preferuar.

Drejtori i Agjencisë për Mbështetje të Turizmit, Lupço Janevski në konferencën e sotme për media theksoi se për dhjetëra ditë, gjatë xhirimit të këtyre dhjetë videove të shkëlqyera kanë kaluar afro 4.200 kilometra, dhe 160 orë punë në teren.

Në videot, sqaroi drejtori, janë prezantuar rreth tridhjetë destinacione në të cilat ka mbi 80 atraksione, disa që ndoshta janë parë e disa të tjera jo. Gjithashtu edhe 28 qytete, qyteza, fshatra, vendbanime të cilat nëse vizitohen, shteti ndoshta do të shihet në një mënyrë tjetër.

Sipas ambasadores zvicerane në vendin tonë, Sibili Sutel Tehada, vendi ynë është vend i shkëlqyer me shumë vende të cilat të lenë pa frymë, por njerëzit ndonjëherë nuk kanë informacione rreth asaj se me çfarë aktivitete mund të merren në një lokacion të caktuar. Pikërisht për këtë, siç tha ambasadorja në konferencën e sotme për media, këto video do t’i inspirojnë njerëzit që të lëshohen në aventurë dhe ta përjetojnë shtetin e tyre në një mënyrë tjetër.

Ajo tha se për fat të keq, pandemia me Kovid-19 e vendosi botën para shumë sfidave, ndërsa kjo veçanërisht vlen për sektorin turistik, por, secila sfidë sjellë edhe mundësi, ndërsa mundësitë për sektorin e turizmit janë qasje më e mirë për turistët vendorë, ndërsa shumë shpejtë edhe për ata të huaj.

Sipas ambasadores Tehada, kjo fushatë është simbol i bashkëpunimit dhe siç tha, është me rëndësi që në të të përfshihen të gjithë faktorët turistikë dhe të shfrytëzohen në promovimin e ofertës së tyre. fc/

https://www.facebook.com/watch/?v=327727981734169

Të fundit