Të tjera lajme

Dhjetëra infermiere dhe personel teknik me status të pazgjidhur, mbajtën sot protestë

Dhjetëra infermiere dhe personel teknik që për më shumë se një dekadë kanë status të pazgjidhur pune, dolën sot për të shprehur revoltën e tyre përpara spitalit klinik të Tetovës, shkruan Alsat.

Infermieret thanë se nuk kanë marrë rroga për tre muajt e fundit.

Pas protestës, shkuan në takim me drejtorin e Spitalit Klinik të Tetovës.

Kërkuan zgjidhje të statusit të tyre të punës, ndërsa morën vetëm premtim. Sipas drejtorit Agim Berisha, marrja e vendimeve nuk varet nga spitali i Tetovës por nga ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Financave.

“Gjashtë vite jemi me kontratë në vepër. Për tre muaj hyjmë tash që edhe s’kemi rroga. Na është premtuar po asgjë prej premtimit”, tha një infermiere.

“Ç`do ditë do protestojmë, çdo ditë. Duam vendime pune, kontribute të paguara se gati gjashtë vite na rrejnë. Për tre muaj pa rroga jemi”, u shpreh një infermiere.

“E drejta e tyre për protestë është e drejtë demokratike, por si grup është dashur të më njoftojnë. Unë pres brenda muajit të ardhshëm të zgjidhet kjo çështje”, tha Agim Berisha, drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës.

Të fundit