29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Digjet një veturë në Tetovë me targa të Gjermanisë! (VIDEO)

Një makinë e tipit bmw 7 është djegur para disa minutave në sheshin “Ilirija” në Tetovë, respektivisht para restoranit “Tivoli”, vetëm disa minuta pas shpërthimit të zjarrit në vendngjarje kanë arritur ekipi i zjarrfikësve të cilët arritën të lokalizojnë zjarrin. Megjithatë, vetura është dëmtuar pjesërisht.

Uka Aliti nga Njësiti Kundër Zjarrit në Tetovë tha se ekipet e zjarrfikësve megjithatë kanë arritur të shpëtojnë makinën, e njëjta është dëmtuar pjesërisht si pasojë e intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve.

“Ka shpërthyer zjarr në nje makinë të tipit bmw 7 me tabela të huaja, ka qenë e parkuar para restoranit Tivoli, shumë qytetarë janë lajmëruar në numrin e telefonit 193, gjegjësisht të njësitit kundër zjarrit në Tetovë dhe menjëherë ekipat e zjarrfikësve kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk dihen ende shkaqet si ka ardhur deri te zjarri” theksoi Uka Aliti nga Njësiti Kundër Zjarrit në Tetovë.

Ndryshe, menjëherë pas shpërthimit të zjarrit shumë qytetarë të cilët ndodheshin në afërsi të zjarrit u munduan të ndihmojnë në lokalizimin e të njëjtit kështu duke hudhur ujë dhe pajisje tjera me të cilat tentoheshte lokalizimi i zjarrit në kushtet të cilat i kishin qytetarët.

 

Të fundit