21/07/2024
22.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dimitrov: Çdo vit Maqedoninë e Veriut e braktisin rreth 240 mjekë

Kryetari i Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë, Goran Dimitrov sot tha se vendi duhet të zhvillojë shërbimet mjekësore edhe në qytetet tjera përveç kryeqytetit.

Dimitrov deklaroi se një ndër problemet kryesore është ikja e mjekëve jashtë vendit, që sipas tij në vit kap shifrën 240.

“Numri i mjekëve po zvogëlohet. Nëse mund të jem i përafërt, nuk mund të themi…ja nuk kemi numra për shkak se çdo ditë përditësohet, që 200 deri në 240 mjekë e lëshojnë vendin çdo vit. Do të thotë numri po zvogëlohet, duhet të rritet numri, për shkak se edukohen.

Kemi 3 fakultete të mjekësisë, Shtip, Shkup dhe Tetovë. Edhe zvogëlimi natyrorë, domethënë me pensione dhe vdekje, këtu është edhe ikja jashtë vendit. Në këtë duhet të punojmë”, tha Dimitrov.

Të fundit