11/10/2024
16.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Diskutim publik në Qeveri me rastin e Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare

Në organizim të kryeministrit Oliver Spasovski sot në Qeveri do të mbahet diskutim publik për promovimin dhe ngritjen e vetëdijes për gjuhën amtare dhe llojllojshmërinë kulturore me rastin e Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare.

“Diskutimi publik, në të cilin do të marrin pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Sadulla Duraki, drejtori i Agjencisë për realizim të të drejtave të bashkësive, Ilhan Rahman dhe drejtori i Agjencisë për zbatimin e gjuhës që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve të RMV-së, Ylber Sela, është në suaza të përgatitjeve për miratimin e Programit për ngritje të vetëdijes publike për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Në pjesën punuese të diskutimit janë ftuar të marrin pjesë edhe mysafirë nga komuniteti shoqëror dhe akademik nga vendi dhe nga jashtë, si dhe përfaqësues të organizatave qytetare. MIA.ab/

Të fundit