Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë (ASHAM) sot e shënon Ditën e Akademisë.
Në sallën solemne të ASHAM-it me rastin e Ditës së Akademisë siç është paralajmëruar do të flasë kryetari i ASHAM-it, Lupço Kocarev.
Në kuadër të shënimit do t’u ndahet mirënjohje ndërkombëtare “Bllaze Koneski” fituesve të sivjetmë Elena Verizhnikova dhe Frosa Pejoska- Bushro. Fjalime me rastin e ndarjes së mirënjohjeve do të mbajnë Marjan Markoviq dhe Katica Qulakova.