MPB njofton se sot ka patur një tjetër paralajmërim për bombë të vendosur në një shkollë të Shkupit.
“Sot në SPB Shkup, rreth orës 14 është denoncuar se në emailin e një shkolle në Shkup është dërguar kërcënim për vendosjen e një pajisje eksplozivi. Menjëherë pas denoncimit, nga zyrtarët policorë po ndërmeren masa për evakuimin e shkollës dhe po ndërmeren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
Ndryshe, kjo është dita e tretë me radhë që po dërgohen kërcënime për bombë në shkolla. Dy të parat ishin të rreme./Zhurnal.mk