24/07/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dita e Verës në Tiranë/ Jarazi: 500 dronë do të performojnë për 15 minuta, vjen për herë të parë në Shqipëri

Drejtoresha e Turizmit në Bashkinë Tiranë, Ketrina Jarazi ka treguar më shumë detaje rreth aktiviteteve që do të zhvillohen ditën e sotme në Tiranë në kuadër të festimeve për Ditën e Verës.

Në një intervistë për Klan News, Jarazi është shprehur se një ndër risitë që do të sjellë kjo ditë në Tiranë është spektakli i 500 dronëve rreth orës 19:00 tek diga e liqenit në Tiranë.

Ketrina Jarazi: Do të jetë në orën 19:00 tek diga e liqenit. Vjen për herë të parë në Shqipëri. Është një nga showt më të mëdhenj në Ballkan, ku do të ketë rreth 500 dronë dhe do të performojnë për rreth 15 minuta.

Drejtoresha e Turizmit në Bashkinë Tiranë, Jarazi ka treguar në mënyrë të përmbledhur disa nga aktivitetet që do të zhvillohen sot.

Ketrina Jarazi: Muzika fillon që nga ora 10:30 për të vazhduar deri në orët e vona të mbrëmjes. Fillon me Ansamblin Tirana, Ansamblin Kombëtar, do të kemi Irma Libohovën, do të kemi Enisën që është risi sivjet për kryeqytetin tonë dhe për të vazhduar më tej me DJ Aldon.

Mes të tjerash, Jerazi ka thënë se në cilat zona të Tiranës do të jetë të përqëndruara eventet që priten të zhvillohen.

Ketrina Jarazi: Pikat ku do të jenë të përqëndruara këto aktivitete fillon me sheshin Skëndërbej, vazhdon me Parkun Rinia, përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit do të ketë disa aktivitete dhe evente, për të vazhduar më tej përballë Piramidës, përballë Kryeministrisë, sheshit Nënë Tereza, zona e Bllokut në rrugën Ibrahim Rugova dhe në 3 vendodhje të ndryshme të Parkut të Madh të Liqenit./tvklan.al

Të fundit