27/10/2024
10.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dita që shokoi botën, fotografi të shkrepura që rrëqethën botën pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA

Data 11 shtator hyri në histori kur katër avionë u rrëmbyen më 11 shtator 2001, duke u përplasur mbi ndërtesat ikonë: Pentagonin në Uashington DC dhe Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork. Avioni i katërt u rrëzua në një fushë në Pensilvani pasi pasagjerët e avionit luftuan me rrëmbyesit.

Ndikimi i këtij sulmi ishte shkatërrues. Rreth 3,000 jetë njerëzish humbën midis pasagjerëve të avionëve, atyre në ndërtesat që u goditën dhe punëtorëve të vijës së parë që përpiqeshin të shpëtonin njerëzit.

Në kujtim të viktimave, Kongresi Amerikan vendosi që 11 shtatori të shpallej Dita e Patriotëve.

Ky ishte akti më i madh i terrorizmit ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara. Që atëherë, masat e sigurisë në avionë janë përforcuar, në përpjekje për të shmangur sulme të mundshme terroriste.

Në Ditën e Patriotëve, flamujt amerikanë ulen në gjysmë shtizë dhe ka një moment heshtjeje në mbarë vendin në orën 8:46 të mëngjesit, që përkon me kohën kur avioni i parë u rrëzua në një nga Kullat Binjake. Edhe pse sulmet ishin në SHBA, Dita e Patriotëve njihet në mbarë botën.

Më po ju sjellim disa nga imazhet e paharrueshme nga ai mëngjes i së martës pa re që tmerroi SHBA-të dhe tërë botën. /Telegrafi

Të fundit